Home ZGJODHËM PËR JU Zonja e pastër, Merjemja nëna e Isait alejhi selam

Zonja e pastër, Merjemja nëna e Isait alejhi selam

Motër muslimane…!
Nëse burrat kanë si shembull ndërshmerinë dhe moralin e Jusufit alejhi selam, ti mund të marrësh si shembull Merjemen e pastër Merjemja është zonja e grave të botës ” O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur , të ka pastruar dhe të ka parapëlqyer ty mbi të gjitha gratë e botës”
” Ai (Allahu) ka dhënë si shembull edhe Merjemen , të bijën e Imranit , e cila ruajti virgjërinë e saj”.
Si e arriti Merjemja këtë pozitë? Si u bë Merjemja zonja e grave të botes dhe simbol i besimtarëve dhe besimtareve?

Këtë pozitë ajo e arriti duke ruajtur nderin e saj: kur asaj i erdhi ëngjëlli për ti dhënë sihariqin se do të lindte një fëmijë, cfarë i tha ajo atij?

“Ajo tha: ” SI mund të kem unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur e nuk jam as e pacipë?!”
Mund te habitesh sesi ajo mund të lindte një fëmijë dhe atë asnjë burrë nuk e kishte prekur apo qoftë edhe dikush tia kishte prekur dorën asaj.

Njeriu ndjen dhimbje, kur pyetet, se sa është numri i atyre vajzave që djemtë u kanë shtrënguar duart?
Zonja e nderuar Merjeme e arriti këtë me ndërshmërinë e saj dhe sepse ajo nuk pat lënë as edhe një burrë të huaj qe tia prekë dorën. Sa njerëz të tillë kemi sot, që pastërtinë e tyre morale e kanë 100 %?