Home ZGJODHËM PËR JU VLERAT E LEXIMIT TË KURANIT FISNIK

VLERAT E LEXIMIT TË KURANIT FISNIK

VLERAT E LEXIMIT TË KURANIT FISNIK

Mësuesi i njerëzimit, pejgamberi Muhamed (ﷺ) ka thënë:‎

‎“Më të mirët dhe më të vlefshmit midis jush janë ata që e mësojnë Kuranin dhe ua ‎mësojnë të tjerëve. Ai në zemrën e të cilit nuk gjendet asgjë nga Kurani është si një ‎shtëpi e shkatërruar. Kush në një natë i lexon 10 ajete, nuk do të regjistrohet në mesin e ‎neglizhentëve.”

Pejgamberi (ﷺ) në një rast, duke iu drejtuar sahabëve, tha:

“A ka ndonjë nga ju që nuk ‎është në gjendje ta lexojë në një natë 1/3 e Kuranit?” Kjo atyre iu duk e vështirë, meqë rast ‎Pejgamberi (savs) u tha atyre: “Surja ‘Kul huvallahu ehad’ është e barabartë me 1/3 e ‎Kuranit.”‎

‎“Kush i lexon në mbrëmje dy ajetet e fundit të sures el-Bekare (Amene’r-resulu), atij i ‎mjaftojnë ato. Allahu mi ka dhënë këto dy ajete nga thesari i cili ndodhet nën Arsh. ‎Mësoni ato, mësojuni edhe fëmijëve tuaj dhe grave tuaja, sepse aty janë të përmbledhur ‎salavati, lutjet dhe Kurani.”‎

‎“Shejtani nuk hyn në shtëpinë ku lexohet Ajetu’l-Kursija. Nëse ka hyrë, kur të lexohet ajo, ‎ai do të ikë!”‎

‎“Çdo gjë që e ka zemrën e vet, kurse zemra e Kuranit është surja Ja-Sin. Kush e lexon ‎suren Ja-Sin për hir të Allahut, me siguri do t’i falen mëkatet.”‎

‎“Sa shumë kam dëshirë që surja ‘Tebarekel-ledhi bi jedihi-l-mulk’ të gjendet në zemrën e ‎çdo besimtari! Surja ‘el-Mulk’ e largon dënimin në varr. Ajo është shpëtimtar; e shpëton ‎nga dënimi i varrit atë që e lexon çdo natë.”‎

‎“Kush e lexon Kuranin, hallallin e konsideron hallall dhe haramin e pranon si haram, ‎Allahu do ta çojë në xhenet. Atij do t’i lejohet të bëjë shefaat (ndërmjetësim) për 10 ‎anëtarë të familjes së tij, nga ata që e kanë merituar xhehenemin.”‎

‎“Allahu i Plotfuqishëm nuk dëgjon asgjë sikur që e dëgjon Kuranin të cilin e lexon robi ‎në namaz. Në kohën derisa robi është në namaz, nga koka deri poshtë, mbi të derdhen ‎shumë të mira. Robi nuk mund t’i afrohet Allahut me asgjë sikur që mund t’i afrohet Atij ‎me Kuranin i cili ka ardhur prej Tij.”