Home ZGJODHËM PËR JU Vlera e Kur’anit dhe mësimit të tij

Vlera e Kur’anit dhe mësimit të tij

Vlera e Kur’anit dhe mësimit të tij

Me të vërtet ky Kur’an është një nimet (mirësi) e madhe nga ana e Allahut të Madhëruar dhe se nuk i’a din vlerën e tij vetëmse ai i cili e ka shiju ëmbëlsin e tij.

Allahu i Madhëruar i ka ngritë ata të cilët e lexojnë fjalën e Tij, ka thënë pejgamberi alejhi selam: “Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut (Kur’ani), ai do të ketë për atë një shpërblim të mirë, një e mirë sa dhjetë. Nuk them “Elif Lam Mim” një shkronjë, por ‘Elif’ një shkronjë, ‘Lam’ një shkronjë, ‘Mim’ një shkronjë.”

Gjithashtu në një hadith tjeter ka thënë pejgamberi alejhi selam: “Çdo grup njerëzish që mblidhen në një shtëpi nga shtëpiat e All-llahut për të lexuar Kur’an dhe e mësojnë atë mes tyre, u zbret atyre qetësia dhe i mbulon ata rahmeti dhe i përmend All-llahu tek ata që i ka tek vetja.”

A nuk e sheh njeriu këtë shpërblim të madh, ku janë ata që garojnë për në vepra të mira, ku janë ata që janë përmallur për Xhennetin dhe ngritjen në grada të larta të tij!

Zbritja e mëshires, qetësisë si dhe vlera më e madhe se Allahu i Madhëruar përmend lexuesin e Kur’anit tek ata që i ka tek vetja.

I mjerë personi, i cili le anash këtë shpërblim të madh.

Pejgamberi alejhi selam nxit për mësimin e leximit të Kur’anit ku thotë në një Hadith: “Ai që lexon Kur’an duke i njohur mirë rregullat e leximit do të jetë me engjujt, kurse ai që lexon Kur’an duke belbëzuar pasi e ka të vështirë leximin do të ketë dy shpërblime, njërin për leximin, dhe tjetrin për lodhjen.”

Kjo vlerë e madhe e të qenurit me engjujt ose dyfishimi i shpërblimit për atë që lexon Kur’anin duke belbëzuar, pse nuk japim mundin tonë për në vepra të mira, ata të cilët nuk dijn të lexojn arabisht pse nuk mësohen, ndërsa ata që dijn të lexojn pse a thua nuk lexojn më shum, ndërsa ata që lexojn shum pse vallë nuk e mësojn përmendësh, e kjo të jetë për t’a dritë në Ditën e gjykimit thotë pejgamberi alejhi selam në një Hadith që transmetohet nga Ebu Emameh [radijallahu anhu] se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Lexone Kur’anin sepse ai do të ndërmjetësojë për të afërmit e tij në Ditën e Gjykimit.”

Së fundi porosisim që gjthë, secili prej nesh të ketë Njetin e Sinqertë, të lexojm dhe mësojm këtë libër vetëm për hirë të Allahut ngase Kur’ani është argument për ne ose kundër nesh, lusim Allahun të na bëj prej atyre që Kur’ani është argument për ne e jo kundër nesh.

Thotë Muadh ibn Xhebel Allahu qoftë i kënaqur me të “Mësoni cfarë dëshironi të mësoni, dhe se nuk do të ju shpërblej Allahu për atë që mësoni përderisa të veproni me të.