Home ZGJODHËM PËR JU UDHËZIMI DHE LAJTHITJA

UDHËZIMI DHE LAJTHITJA

Njeriu është krijesë të cilën Allahu e ka dalluar prej të gjitha krijesave tjera dhe e ka dalluar dhe e ka veçuar atë prej kafshëve dhe e ka dalluar edhe prej melekëve. Një prej veçorive të njeriut është se njeriu në këtë botë është në sprovë se a do të jetë prej vepërmirëve apo prej vepërkëqijve. Për ta njohur dallimin mes udhëzimit dhe lajthitjes Allahu njeriut i ka dhënë Kur’anin dhe i ka dhënë intelegjencë dhe aftësi për të menduar dhe për ta njohur të vërtetën nga e kota.[1]

Nuk ka mundësi që të ndahet njeriu prej injorancës dhe padrejtësisë, thotë Allahu:

وَحَمَلَهَا الإنسَانُ إنَّهُ كَانَ ظَلُومًا جَهُولاً

“…kurse njeriu e mori mbi vete. Ai me të vërtetë është i padrejtë dhe injorant!”[2] Esenca te njeriu është padrejtësia dhe injoranca, andaj edhe vet natyrshmëria e tij nuk ndahet nga padrejtësia. Për këtë shkak njeriu obligohet që ta largon injorancën me të mësuarit e Fesë dhe të stoliset me mirësitë e diturisë, sidomos kur njeriu ballafaqohet me dyshime, epshe, dëshira, të cilat e pengojnë nga udhëzimi dhe përfitimi. Zemrat janë të dobëta, ndërsa dyshimet tërheqëse, mbjellin huti, kurse epshet janë rrugë jostabile, trashëgojnë dehje.

Poashtu duhet që ne të durojmë dhe të kthehemi kah Allahu, të kemi frikë prej Tij, sepse Ai e largon dhe e shëron padrejtësinë.

Dy çështje duhen ditur:

E para: Dituria rreth dispozitave fetare, urdhëresat dhe ndalesat;

E dyta: Dituria rreth Allahut dhe frikërespekti prej Tij.

Prej mënyrave më të mira për t’u udhëzuar është mësimi i Fesë së Allahut, njohja e saj, në Hadith të vërtetë, thotë Pejgamberi (sala Allahu alejhi ue sel-lem): “Kujt ia don Allahu të mirën, e bën atë që ta kuptojë Fenë” dhe kuptohet nga kjo se ai i cili nuk e kupton Fenë dhe nuk e din atë, Allahu nuk ia ka dëshiruar të mirën[3].

Nëse njeriu e mëson Fenë, mirëpo nuk është udhëzuar ose nuk ka qëndruar në atë rrugë, kjo ndodh ngase dituria nuk ka depërtuar thellë në zemrën e tij dhe nuk i ka i ka njohur çështjet me dituri të sigurtë, sepse aftësia në njohjen e çështjeve fetare e bën të domosdoshme vigjilencën dhe udhëzimin.

Thotë Ibn Tejmije rreth kësaj çështje: “Çdo gjynahqar është injorant dhe çdokush që i frikohet Allahut është i ditur dhe i bindet Tij, sepse të paramenduarit e atj që i frikohesh e bën që të ikësh prej tij, kurse të paramenduarit e atij që e dashurosh e bën që ta kërkosh, andaj nëse nuk ik prej atij, ose nuk e kërkon atë, d.t.th se nuk e ke paramenduar ashtusiç duhet.”[4]

Prej shkaqeve më të forta të udhëzimit është edhe lutja dhe ndjenja e nevojës për Allahun, bile kjo është prej rrugëve më të shkurta deri tek Allahu. Robi ka nevojë që ta lus Allahun për udhëzim, andaj me lutje (dua’) dhe me varfërinë e tij për Allahun, Allahu e udhëzon dhe e drejton, siç thotë Allahu në Hadithin Kudsij: “O robërit e Mi, të gjithë jeni të humbur, veç atij që Unë e kam udhëzuar, andaj më lypni udhëzim që t’ju udhëzoj.”

Prej lutjeve më të mira dhe më të sigurta është el-Fatiha: ((اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْـمُسْتَقِيمَ)) “Na udhëzo në Rrugën e Drejtë”[5], andaj duhet të thuhet minimum 17 herë në ditë.

Pasiqë njeriu në çdo situatë ka nevojë për udhëzim, për çdo gjë që e bën ose len në mënyre jovalide, atëherë poashtu ka nevojë që edhe të pendohet prej këtyre gjërave. Ose në disa çështje, është i udhëzuar vetëm në mënyrë të përgjithshme, duke mos i ditur detajet e këtyre çështjeve, ose i udhëzuar pjesërisht, jo tërësisht, atëherë ka nevojë që ta plotëson udhëzimin. Dhe çështje që ka nevojë të udhëzohet në të ardhmen, ashtu siç u udhëzua në të kaluarën. Çështje në të cilat ai nuk ka ndonjë qëndrim rreth tyre, ka nevojë për udhëzim dhe çështje tjera që nuk i ka bërë, ka nevojë që t’i bën.[6]

Ndodh që njeriu të ndjen rëndësi dhe vështirësi që të bëj lutje, ose t’i drejtohet Allahut dhe ilaçi për këtë është që t’i bën llogari vetes, që t’i kontrollon gabimet dhe mangësitë.

Thotë Ibn Kajjimi: “Pastrimi dhe dëlirësia e vetes është e lidhur me llogarinë e saj, sepse duke e bërë llogari atë, i njeh gabimet dhe mangësitë e saj, kështuqë ka mundësi që të përmirësohet.”[7]

Poashtu thotë: “Sendi më i dëmshëm për njeriun është neglizhenca, lënia e llogarisë ndaj vetes së tij dhe pakujdesia ndaj kësaj çështje, sepse kjo e shpien njeriun deri në shkatërrim, kurse kjo është gjendja njerëzve të mashtruar, të cilët i mbyllin sytë përpara pasojave negative dhe vazhdojnë në këtë gjendje.”[8]

Ai i cili e hulumton gjendjen e të devijuarve e vëren se prej shkaqeve të devijimit të tyre është se kanë vetëpëlqim, u pelqejnë veprat dhe aftësitë e tyre, mahniten me fuqinë e tyre, sepse kanë intelegjencë, mirëpo nuk kanë pastërti (shpirtërore), kanë veshë, sy dhe zemra, mirëpo nuk ju bëjnë dobi aspak, ngase mbështetja në dikë tjetër pos Allahut nuk sjell vetëmse privim dhe mashtrim.

Thotë Ibn Tejmije: “Njeriu mundet që të jetë prej njerëzve më intelegjent dhe prej më të “mprehurve”, mirëpo Allahu e verbëron për gjërat më të qarta, por gjithashtu mundet që të jetë prej njerëzve më të thjeshtë dhe me urtësi të kufizuar, mirëpo Allahu e udhëzon drejt të vërtetës, në çështjet në të cilat njerëzit kanë mospajtime, andaj nuk ka fuqi dhe as lëvizje pa lejen e Allahut, për këtë ai që mbështetet në mençurinë, argumentimin, trurin dhe njohuritë e tija, do të mbetet i mashtruar.”[9]

Poashtu prej shkaqeve të lajthitjes dhe devijimit, është se tek njerëzit ekzistojnë pasione të cilat nuk i nënshtrohen praktikimit të Fesë dhe Sunnetit dhe të cilat nxisin në devijim dhe lajthitje. Tipat e këtillë të njerëzve i japin përparësi çdo risie dhe çdo gjëje të shpikur, bile aktivizohen dhe u vjen disponimi në kryerjen e veprave të shpikura dhe të devijuara. Thotë Ibn Mes’udi (radijAllahu anhu): “Pak vepra sipas Sunnetit, janë më mirë se shumë mund në Bida’t.”

Kur është pyetut Ibn U’jejneh: Çfarë është puna e njerëzve të devijuar, pse kaq i duan veprat e tyre të devijuara?! Tha: “A ke harruar fjalën e Allahut:

وَأُشْرِبُوا فِي قُلُوبِهِمُ الْعِجْلَ بِكُفْرِهِمْ

“Për shkak të kufrit, atyre në zemra u ishte rrënjosur dashuria ndaj viçit (adhurimi i tij).”[10]

Dorëzimi ndaj Fesë, e bën të domosdoshme nënshtrimin dhe pasimin e udhëzimit, poashtu largimin nga epshet devijuese, thoë Allahu:

فَإن لَّمْ يَسْتَجِيبُوا لَكَ فَاعْلَمْ أَنَّمَا يَتَّبِعُونَ أَهْوَاءَهُمْ

“E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat (epshet) e veta…”[11]

AbdulAziz Aal Abdul-latif

Përktheu: Ali Ashani

[1] Kjo hyrje nuk është pjesë e artikullit të shkruar nga autori, por është e shtuar nga stafi i Rizgjimi.com

[2] El-Ahzab:72

[3] Mexhmu’u el-Fetava (20/212)

[4] El-Iman fq.19

[5] El-Fatiha:6

[6] Mexhmu’u el-Feteva (14/320)

[7] Medarixh es-Salikin (2/510)

[8] Igathet el-Lehfan (1/136)

[9] Der’u tearud el-akl ue en-nakl (9/34)

[10] El-Bekare:93

[11] El-Kasas:50