Home ZGJODHËM PËR JU TRE YJET

TRE YJET

Menjëherë pas perëndimit të diellit, errësira filloi të mbulojë horizontin. Tashmë filluan të shfaqen yjet bashkë me hënën. Qielli u mbush me yje që vezullonin anembanë.
Në një çast, u dëgjua zëri i një ylli i cili tha:”Unë dua të bëhem trëndafil, pasi dua tu fal njerëzve aromë dhe gëzim sa herë të më shohim dhe të më marrin erë.”
Një yll tjetër tha:”Kurse unë dua të bëhem pemë, që njerëzit të pushojnë nën hijen e degëve të mia.”
Ylli i tretë tha:”Unë dua të bëhem lum ku njerëzit të shuajnë etjen dhe të lahen në pikun e zhegut. Dua që tek unë të lajë gërshetat e saj të zeza si nata, vajza e re, të freskohet plaku i moshuar dhe të vadis tokën e tharë.”
Këtë bisedë mes yjesh, po e dëgjonte hëna, e cila ndërhyri dhe tha:”Në tokë, ka edhe trëndafila, edhe pemë edhe lumenj. Ajo që u duhet njerëzve, janë yjet si puna juaj, që të orientohen gjatë natës.”
Tre yjeve u pëlqeu kjo përgjigje e hënës dhe buzëqeshën të gëzuara, pasi e kuptuan se duheshin dhe ishin të vlefshme për të gjithë banorët e tokës.
—————————————————————————————
Zoti e ka krijuar çdo qenie dhe çdo njeri për një qëllim dhe mision të caktuar, të cilin nuk mund ta kryejë askush tjetër veç tij. Prandaj, mos e nënvlerëso punën dhe rolin tënd, sado i vogël të jetë. Nëse nuk do të ishe ti dhe nuk do të ishte puna jote, diçka do të ishte mangut, diçka do të çalonte. Çdo profesion, sado i rëndomtë të jetë, plotëson mozaikun e jetës.

SHARE
Previous articleDINAKËRIA E NJË GRUAJE
Next articleSHIKIMI MAXHIK