Home ZGJODHËM PËR JU Të gjithë gabojmë dhe kjo është natyra e njeriut

Të gjithë gabojmë dhe kjo është natyra e njeriut

.Të gjithë gabojmë dhe kjo është natyra e njeriut E dimë se edhe Ademi a.s. gaboi. E dimë se edhe shejtani ishte i padëgjueshëm. Cili është dallimi mes këtyre dy mëkateve? Ademi a.s. harroi dhe në këtë moment të dobësisë njerëzore shkeli ndalesën që mos t’i afrohet pemës. Gabimi i shejtanit ishte refuzimi i sexhdes ndaj njeriut edhe pse për këtë e urdhëroi Allahu. Tek Allahu më rëndë është të refuzosh urdhrin se sa të shkelës ndalesën! Sepse e para është shenjë e mendjemadhësisë, ndërsa e dyta dobësi njerëzore. Andaj mos e refuzo namazin, agjërimin, zeqatin… sepse nëse refuzosh urdhrin e Allahut i ngjash shejtanit. Por, nëse të ndodh ndonjë dobësi dhe shkelësh ndalesat dhe bësh mëkat, vepro sikur Ademi a.s., pendohu dhe Ai të fal gjunahun.