Home ZGJODHËM PËR JU SA KE FRIKË TI NGA ALLAHU, AQ TË TJERËT DO TË...

SA KE FRIKË TI NGA ALLAHU, AQ TË TJERËT DO TË RESPEKTOJNË TY

Muhamed ibn Sulejman, guvernator i Basrës, e vizitoi Hamad ibn Seleme, dijetarin e famshëm të këtij qytet irakian, u ul para tij në gjunjë dhe e pyeti:

“O Ebu Seleme! Çka po ndodh me mua? Saherë që po të shikoj ty, po dridhem dhe po më kaplon njëfarë frikë prej teje.”

Hamadi u përgjigj:

“Kur dijetari dëshiron që me diturinë e tij ta fitojë simpatinë dhe kënaqësinë e Allahut, atëherë të gjithë e respektojnë dhe frikësohen para tij, ndërsa nëse ai dëshiron që me anë të diturisë të fitojë thesare dhe pasuri, atëherë frikësohet nga çdo gjë.”

Dikush prej ulemave ka thënë:

“Sa të frikësohesh nga Allahu, aq do të respektohesh nga të tjerët, se ta duash ti Allahun, aq do të duan njerëzit ty, sa të jesh ti i preokupuar me kujdesin për fenë e Allahut dhe dispozitat e saj, aq njerëzit do të jenë të preokupuar për kryerjen e punëve tua.”

SHARE
Previous articleDREJTORI I NJË SHKOLLE
Next articleTULLA E KDIUT