Home ZGJODHËM PËR JU Rinovoje dashurinë tënde për Allahun dhe kërkoi Atij që të mundësojë dashurinë...

Rinovoje dashurinë tënde për Allahun dhe kërkoi Atij që të mundësojë dashurinë ndaj Tij

Esenca e lumturisë është dashuria ndaj Allahut. Çdo lloj dashurie që shtyhet me dashurinë ndaj Allahut është e destinuar që lumturinë ta flakë tutje asaj zemre.

Gjërat që i duam, kur fillojnë shtyhen me njëra tjetrën në zemrën e robit, pra të duash dunjanë, bukurinë e saj, hijeshinë e saj dhe kur nuk pyet se cila është pjesë e hallallit dhe cila pjesë e haramit dhe pastaj vjen e thua e dua Allahun! Më fal po ku ka mbetur hapsirë për të zënë vend dashuria ndaj Allahut?!

Ata që besuan kanë dashuri më të madhe për Allahun, afrohen tek Ai dhe Ai i do ata, siç thuhet në hadithin kudsij: Robi vazhdon të më afrohet me nafile derisa ta dua atë.

Allahu është më i madhi! Në momentin që të do Allahu dhe para kësaj ishe ti ai që e doje Atë, dije se Allahu të ka dhënë shpërblimin më të madh të banorëve të dunjasë.

A e besoni se disa nga ata që ngrihen në pjesën e tretë të natës dhe lotojnë, luten dhe vetëm ezani i sabahut ua ndërpret këto lutje dhe adhurime, ata jetojën në një kënaqësi që vallahi nuk ka të krahasuar me atë që fle ndërkohë që gërrhitjet dhe zhurmat e tij lëndojnë njerëzit përreth.

Rinovoje dashurinë tënde për Allahun dhe kërkoi Atij që të mundësojë dashurinë ndaj Tij dhe dashuria e Tij ndaj teje le të jetë më e vlefshme për ty se uji i ftohtë që pihet në kohë etje dhe thatësire.

Nëse mundesh të arrish në këtë pjesë atëherë përgëzohu sepse para teje janë hapur dyert e lumturisë, sepse dashuria ndaj Zotit është shtylla e parë mbi të cilën qëndron adhurimi.

Shejh Sead el Atijk

Përktheu: Fatjon Isufi