Home ZGJODHËM PËR JU PRESJE DHE JO PIKE

PRESJE DHE JO PIKE

Bëhu presje para një barriere dhe vështirësie në jetë, pasi vetëm kështu mund të vazhdojë jeta. Mos u bëj pikë duke u ndalur para çdo problemi që të befason.
Bëhu presje dhe buzëqesh edhe pse lotët janë gati të vërshejnë nga sytë e tu. Mos u bëj pikë duke u frenuar në vend, duke lëshuar lotët dhe shpallur kapitullimin.
Bëhu presje nëse të tradhëton ndonjë mik. Mos u bëj pikë, pasi kështu nuk do të guxosh të krijosh miqësi të reja. Në fund të fundit, jeta vazhdon.
Bëhu presje nëse përballesh me ndonjë rast i cili ta ngrin zemrën nga mërzia. Mos u bëj pikë duke qëndruar tek ky rast, pasi ti i ke kapacitetet për ta ndryshuar atë.
Bëhu presje të jetosh optimist në jetë dhe të mos ligshtohesh para fatkeqësive. Mos u bëj pikë ku jeta ndalon që në fatkeqësinë dhe sprovën e parë.
Bëhu presje e cila të mundëson të vazhdosh jetën dhe të mësosh nga gabimet. Mos u bëj pikë për të mbetur peng i gabimit të parë, pa ditur ta kapërcesh atë.
Bëhu presje në këtë botë të shkurtër dhe investo me vepra të mira për botën tjetër. Mos u bëj pikë duke u ndalur tek çdo kënaqësi dhe tundim i shejtanit.
Bëhu presje me buzëqeshjen dhe mos u bëj pikë me zymtësinë tënde.

SHARE
Previous articleISLAMI ERDHI
Next articleHABITEM ME ATË NJERI