Home ZGJODHËM PËR JU Prej cytjeve dhe vesveseve të shejtanit që ia bën muslimanit në lidhje...

Prej cytjeve dhe vesveseve të shejtanit që ia bën muslimanit në lidhje me namazin, janë

Prej cytjeve dhe vesveseve të shejtanit që ia bën muslimanit në lidhje me namazin, janë;
1. Cytja e shejtanit ndaj muslimanit, duke e bërë atë të bëhet dembel në lidhje me faljen e namazit në xhami dhe në kohën e tij.
2. Cytjet dhe vesveset e shejtanit para namazit, duke i futur dyshime muslimanit se a ka abdes, apo nuk ka abdes, etj.
3. Cytjet dhe vesveset e shejtanit gjatë namazit, duke i futur dyshime muslimanit se a ka abdes, apo nuk ka abdes, lëshoj gazra apo jo gjatë namazit, etj.
4. Cytjet dhe vesveset gjatë namazit, se a e lexoj suren el fatiha apo jo, se a e lexoj një sure pas fatihas apo jo, etj.
5. Cytjet dhe vesveset gjatë namazit në lidhje me numrin e rekateve të namazit, se a është në rekatin e tretë apo në rekatin e katërt, etj.
6. Cytjet dhe vesveset gjatë namazit në lidhje me çështjet e dunjas, qoftë biznisi, puna, mësimi, provimet, etj.
Duke e shtyer muslimanin ta falë namazin sa më shpejtë dhe pa koncentrim.
7. Cytjet dhe vesveset gjatë namazit, duke e shtyer muslimanin të bëj sa në shumë lëvizje në namaz: qoftë luatja me mjekërr, lëvizja e duarëve, me një fjalë lëvizje të shumta dhe pa nevojë në nanaz.
8. Cytjet dhe vesveset pas përfundimit të namazit, duke e shtyer muslimanin që mos ta bëj dhikrin dhe ta anashkaloj çdoherë atë pas faljes së namazit( e preokupon me gjëra të tjera, me të vetmin qëllim që mos ta bëj muslimani dhikrin pas namazit).

Përkthim
Suad Shabani