Home ZGJODHËM PËR JU Pesë porosi nga Imam Aliu r.a.

Pesë porosi nga Imam Aliu r.a.

Pesë porosi nga Imam Aliu r.a.

Mos shpresoni asgjë
Nga askush në këtë jetë,
Vetëm nga i Madhi Zot,
Që është Një dhe i Vërtetë.

Mos u frikësoni kurrë
Nga të ligat e huaja,
Por të keni frikë gjithmonë
Nga mëkatet e juaja.

Mos u turpëroni kurrë
Të thoni:nuk di!
Nëse ndokush ju pyet
Për çfarë s’keni njohuri.

Por,përpiquni të mësoni
Atë që ju ka kaluar,
Dhe mos ngurroni kurrë
Për të mësuar, studiuar.

Nuk ka kurrfarë mirësie
Në një trup pa krye,
As nuk ka besim
Një zemër që s’ka durim.