Home ZGJODHËM PËR JU Përse Allahu zgjodhi tua shpallte mesazhin hyjnor arabëve?

Përse Allahu zgjodhi tua shpallte mesazhin hyjnor arabëve?

Për këtë u pyet një dijetar i madh nga dijetarët e Indisë, dhe ai është Abdulhamid el Ferahij, autori i librit “Tefsir Nidhamul Kuran ue te’uilul furkan bil furkan” (vdekur më 1380 hixhrij). Kur iu përgjigj kësaj pyetjeje tha: Më ka lodhur shumë kjo çështje, përse Allahu i Lartësuar i zgjodhi arabët dhe ua zbriti atyre shpalljen? Dhe duke medituar rreth saj gjeta se arabët e kohës së shpalljes kishin dy cilësi. Dy nga cilësitë më të përhapura tek arabët janë:
e para: vërtetësia në fjalë (sinqeriteti), arabi nuk gënjen;
dhe e dyta: bujaria, arabi nuk është koprrac.

Pastaj tha: Meditova rreth sheriatit dhe e gjeta se ai ndahet në dy pjesë: adhurime dhe marrëdhënie ndërnjerëzore. Adhurimet sillen rreth sinqeritetit, ndërsa marrëdhëniet mes njerëzve sillen rreth bujarisë. Prandaj arabët ishin njerëzit më të përshtatshëm për mbartjen e mesazhit hyjnor.”

Pra ajo që mendojmë është se Allahu i Madhëruar i zgjodhi arabët për shkak të këtyre dy cilësive: bujarisë dhe sinqeritetit i cili është baza e adhurimeve dhe e mesazhit.

Dhe me këtë rast them: sharja e arabëve dhe ofendimi i tyre siç bëjnë shumë prej injorantëve, është mohim i Allahut të Madhëruar, dhe nuk them e ndaluar! Ata që thonë: ‘arabët janë zgjebe’, dhe i ofendojnë arabët. Zotëria i arabëve është Muhamedi – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Ata i shajnë arabët për shkak të disa cilësive që i kanë disa prej atyre që e konsiderojnë veten arabë, por ato nuk janë cilësi të arabëve, prandaj ofendimi është i panevojshëm. Të gjitha ofendimet që u adresohen arabëve vijnë për shkak se ata janë bërë si të huajt dhe kanë imituar të tjerët. Po të kishin mbetur arabë (të vërtetë) nuk do të ishin kështu si janë. Arabët – siç thotë Ibn Khalduni – kanë arrogancë, prandaj kanë thënë: nuk e rregullon karakterin e arabëve asgjë tjetër veç Islamit. Kjo arrogancë është zbutur dhe rregulluar me fenë e Allahut, me Islam, me praktikimin e sheriatit të Allahut. Sharja dhe ofendimi i arabëve është i ndaluar. Dhe Allahu i Lartësuar e di më së miri”

Shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë.
21.12.2018