Home ZGJODHËM PËR JU pa se sa vende të mbuluara.

pa se sa vende të mbuluara.

Një natë filloi të bie një shi i fortë. Shiu binte pandërprerë. Përveç shiut filloi edhe një erë e fortë e cila filloi ta luhat çatinë nga teneqja në dhomën e tyre të vogël. Pas një rrufeje të madhe dhe një ere të fortë çatia nga teneqja fluturoi në një drejtim të panjohur. Shiu i fortë filloi të hyjë në dhomë.

Nëna e morri vajzën e saj dhe e futi nën mbulojën e saj, mirëpo edhe më tej lageshin. Andaj nëna u ngrit i morri dyert e vjetra të hyrjes, i vendosi mbi koftor dhe ato dyja hynë nën dyer që të mos lagen.

Derisa ato dyja të mbledhura dhe të lagura ishin strukur nën ato dy dyer, vajza i tha nënës së saj:

“Subhanallah, nënë, në çfarë gjendje janë ato familje të varfra që nuk kanë as dyer në shtëpitë e tyre?”

Po, për këtë vajzë fisnike pasuria ishte të kesh dyer në shtëpi, për dikë është të kesh miell në shtëpi, për dikë shëndeti, ndërsa për dikë vetëm pse është gjallë… njerëzit dallohen apo jo?

Përshtati: A. Dauti