Home ZGJODHËM PËR JU Njeriu nuk ngopet edhe nëse posedon tërë botën

Njeriu nuk ngopet edhe nëse posedon tërë botën

I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë:
“O Ebu Dherr! A mendon se nëse posedon shumë pasuri atëherë do të jesh i pasur? Me të vërtetë pasuria e vërtetë është pasuria e zemrës dhe varfëria e vërtetë është varfëria e zemrës.”
Ai që në zemer është i pasur, nuk e dëmton ajo që i ndodhë në dunja. Ndërsa ai që në zemër është i varfër nuk pasurohet edhe nëse e posedon gjithë pasurinë e kësaj bote.

Shënon Nesaiu, Shej Albani e saktëson këtë hadith.

Përshtati: Hoxhë Ismail Asllani