Home ZGJODHËM PËR JU Një shofer kamioni ‘vdiq në një aksident’… Një fëmijë e pyeti babain...

Një shofer kamioni ‘vdiq në një aksident’… Një fëmijë e pyeti babain të tij:

Një shofer kamioni ‘vdiq në një aksident’… Një fëmijë e pyeti babain të tij:
– “Kush ishte ky zotëri i cili ‘vdiq’?”
– “Nuk e di biri im, vetëm e di se ai ishte një shofer kamioni.”

Fëmija shkon afër një burri që rrinte në një kamion, dhe me ‘lot në sy’ e pyeti:

– “Xhaxhi, ju mund të më tregoni se çfarë do të thotë një shofer kamioni?

Shoferi kamionit me një ‘zë dridhës’ iu përgjigj: –
“Një shofer kamioni është një njeri i cili bën gjumë shumë më pak se njerëzit e tjerë, dhe të cilët ndonjëherë ‘vuajnë nga të ftohtit dhe të nxehtit, pa ushqim të rregullt, duke kaluar përmes furtunës dhe shiut, nuk ka festë për të, në momentet më të rëndësishme nuk është asnjëher në shtëpi’. Shoferi kamionit nuk i sheh fëmijët e tij se si rriten, nuk mund të kujdeset për ta, kur ata janë të ‘sëmurë’. Ai çdo herë është i përbuzur dhe i fyer (nga Pronarët, shefat dhe 90% e njerëzve të pakuptueshëm), ‘vuan dhe jep jetën për të tjerët’.

-Në atë moment dëgjohet ‘zhurma e telefonit nga kamioni i përplasur’. Ky shoferi i kamionit u largua nga fëmija dhe u nis drejt kamionit të ‘përplasur për të marrë telefonin’. Ishte një mesazh dhe kjo ishte si më poshtë: –

‘Përshendetje Babi, mora telefonin nga mami për të të shkruar një mesazh e të them Urime ditëlindjen, mezi po pres të vish në shtëpi e të jap dhuratën që kam për ty’. Nuk kishe mundësi të jesh në shtëpi e të’presësh tortën e ditëlindjes tënde së bashku me ne’. .. ‘Të dua Babi im, ti je Babi më i mirë në botë, të presim që ti të kthehesh në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur’. ‘E kjo është jeta e shoferit të kamionëve’.

E huazuar