Home ZGJODHËM PËR JU Një i moshuar 78 vjeç…

Një i moshuar 78 vjeç…

Para disa ditëve në Arabinë Saudite në qytetin Rijad, një i moshuar u sëmur dhe u shtri në një spital privat, mjeku e udhëzoi dhe urdhëroi për t’i vënë thithjen e oksigjenit që vetëm pas 24 orëve plaku u bë më mirë. Pasi që u lirua për në shtëpi fakturën që i kishte dhënë mjeku i kushtonte 600 rijal.
Plaku kur e mori fakturën në dorë filloi të qante me të madhe, mjeku u habit dhe disi me dhembshuri filloi të e këshillon: Axhok, këtu jeni në një spital privat, dhe kështu çdo kush duhet të paguaj shërbimet mjekësore mos u bëni merak sepse pasuria nuk është asgjë ku është në pyetje shëndeti… por, plaku qau deri sa u lodh, në fund i tha mjekut:
Doktor, kjo është hera e parë që paguaj një fakturë kaq të shtrenjtë për shëndetin tim, nuk po qaj për harxhimet jo, po qaj për jetën time që 78 vite thitha ajrë të pastër e asnjëherë nuk pagova asgjë, ajo që nuk e falenderova Allahun sa duhet për mirësit më bëri të qaj… mjekut iu mbushën sytë me lot!
Të them të vërtetën doktor, jemi shumë neglizhent në falenderimet ndaj Krijuesit Bujarit dhe filloi prap të qaj😥…

O Zot, na fal për ankesat tona, ajo që meriton Ti o Zot asnjëherë nuk do të mundemi të të falenderojmë aq sa duhet, na fal nga se ne jemi të padrejtë ndaj vetes sonë, e nëse Ti o Bujar nuk na mëshiron ne do të jemi nga të humburit…
Amin!

Hoxhë Nuh Asani