Home ZGJODHËM PËR JU Nje fjale qe do ju largoj nje det me mekat

Nje fjale qe do ju largoj nje det me mekat

Nje fjale qe do ju largoj nje det me mekat

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush thotë ‘subhanAllahi ue bihamdihi’ njëqind herë në ditë, atij i fshihen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” Mutefekun alejhi.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit: Pëlqehet për muslimanin që ta shtojë thenien e ‘subhanAllahi ue bihamdihi’ me qëllim që t’i fshihen mëkatet. Kjo, duke e shoqëruar me besimin dhe bindjen e plotë se Allahu i Lartësuar është i pastërt nga çdo e metë dhe mangësi.Dobitë që përfitohen:E_para: Vlera e përmendjes së Allahut dhe e këtyre fjalëve.E_dyta: Pëlqyeshmëria e shtimit të fjalës “subhanAllahi ue bihamdihi”, ngase kjo është prej shkaqeve të fshirjes së gjynaheve.E_treta: Gjerësia e madhe e mëshirës së Allahut të Lartësuar, i Cili ka ligjësuar për ne vepra që i fshjnë gjynahet.E_katërta: Askush nuk mund t’i falë mëkatet përveç Allahut të Lartësuar. Sado që të bashkohen krijesat që t’ia falin njeriut qoftë dhe një mëkat të vetëm, ata s’do munden ta bëjnë një gjë të tillë.E_pesta: Allahu i Lartësuar është i pastërt nga çdo mangësi dhe është i cilësuar me atribute të larta dhe emra të bukur. Ngase “Asgjë nuk i shëmbëllen Atij.”E_gjashta: Asgjë nuk është e vështirë nëse shoqërohet me përmendjen e Allahut. Imam Ibnul-Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Përmendja e Allahut është ushqim për zemrat e njerëzve. Nëse ai (dhikri) u ndalet zemrave, trupat e njerëzve bëhen varre për to.”“Medarixh Es-Salikin” Unej Sheme