Home ZGJODHËM PËR JU NJË BIZNISMEN E TAKOI NJË PESHKATAR DHE FILLOI T’I SHESË MEND:

NJË BIZNISMEN E TAKOI NJË PESHKATAR DHE FILLOI T’I SHESË MEND:

PËRGJIGJJA E TIJ RRËFEHET ME VITE !‎

Na ishte një herë një biznesmen, i cili duke ecur në plazh, pranë një fshati të vogël brazilian, ‎e pa një peshkatar të ulur nën një pemë, duke pirë duhan dhe duke u kënaqur me pamjen e ‎bukur që ishte para tij. Kur biznesmeni e kishte pyetur se pse po rrinte ulur nën pemë, po ‎pinte duhan dhe nuk po punonte asgjë, ai ishte përgjigjur, se kishte kapur peshq të ‎mjaftueshëm për një ditë.‎

Kur e dëgjon këtë biznesmeni, i thotë me zemërim:
Pse nuk po zen më shumë peshq, në ‎vend se të rrish ulur nën hije dhe ta humbasësh kohën?‎

Peshkatari e pyeti: Çka do të bëja unë me ata peshq?‎

Biznesmeni: Peshqit mund t’i shesësh. Dhe nëse kursen mjaft para, mund ta blesh një varkë ‎më të madhe.‎

Peshkatari: Pastaj çka do të bëja unë?‎

Biznesmeni: Do të mund të shkosh në peshkim në ujëra më të thella dhe të kapesh edhe më ‎shumë peshq, pastaj do të fitosh edhe më shumë para.‎

Peshkatari: Pastaj çka do të bëja unë?‎

Biznesmeni: Mund të blesh shumë anije dhe të punësosh edhe më shumë njerëz, që të ‎punojnë për ty dhe kështu do të fitosh edhe më shumë para.‎

Peshkatari: Pastaj çka do të bëja unë?‎

Biznesmeni: Mund të bëhesh njeri i pasur, biznesmen si unë.‎

Peshkatari: Pastaj çka do të bëja unë?‎

Biznesmeni: Atëherë ti mund të kënaqesh në jetën tënde.‎

Peshkatari: Po a nuk është ajo, kjo që po bëj unë tani?‎

Nuk duhet ta prisni të nesërmen për të qenë të lumtur dhe për tu kënaqur me jetën. Ju as ‎nuk keni nevojë të pasuroheni, për tu kënaqur në jetë.‎

Jeta është vetëm një moment dhe ju duhet ta jetoni plotësisht.
Siç thonë disa njerëz të ‎mençur: “Pasuria juaj nuk është në atë që keni, nuk janë të mirat materiale që posedoni, ‎por ajo në të cilën kënaqeni.”‎

‎/putem-islama/‎; Përkthim: Miftar Ajdini