Home ZGJODHËM PËR JU NGJALLJA E ZEMRËS

NGJALLJA E ZEMRËS

Zemra në trupin e njeriut është sikurse komandanti, ndërsa gjymtyrët janë në rolin e ushtarëve. Nëse komandanti është i mirë dhe u jep urdhëra të drejta ushtarëve edhe ushtarët do të veprojnë drejtë, njashtu edhe nëse zemra është e mirë dhe e shëndoshë edhe gjymtyrët do të veprojnë në bazë të urdhërave të zemrës. Thotë Pejgamberi (Paqja qoftë mbi të): “Me të vërtetë në trup ka një copë mishi, nëse ajo është e mirë i gjithë trupi është mirë dhe nëse ajo prishet, i tërë trupi do të prishet…ajo (copë mishi) është Zemra”.

Zemra është një gjë që ndikohet, ajo nganjëherë forcohet dhe nganjëherë dobësohet. Në vijim do të përmendim disa pika të cilat ndikojnë që të rringjallet një zemër e cila është dobësuar dhe e cila ka nevojë që të ngjallet, prej shkaqeve të ngjalljes së zemrës veçojmë:

Lute Allahun që të të jep një zemër të shëndoshë.
Medito në fjalët e Allahut, qoftë edhe një faqe në ditë nga Libri i Tij.
Ulu me njerëz të devotshëm dhe shoqërohu me të atillë.
Përkujto më shpesh vdekjen dhe dhimbjet e agonisë.
Përkujto Xhenetin dhe Zjarrin dhe atë çka gjindet në të.
Mos lejo që të kalojë një javë dhe ti mos i kishe vizituar varrezat.
Mundohu që të vizitosh ndonjë të sëmurë dhe ta përkujtosh mirësinë e Allahu që ta ka dhënë në shëndet të trupit tënd.
Largohu prej gjunaheve të mëdhaja dhe të vogla.
Mos lejo që të të ikin namazet pa falur.
Mos ndëgjo muzikë e as mos shiko në gjëra të ndaluara.
Vazhdimisht shtoi adhurimet vullnetare siç është falja e namazeve vullnetare (nafile), agjërim vullnetar dhe lexim Kur’ani.
Mos u thello tepër në gjëra të cilat nëse i bën nuk ke haram, siç është haje, pije, qeshje dhe lojra.
Ndëgjo kohë pas kohe ndonjë ligjeratë fetare ose prezento personalisht nëpër ligjerata fetare.
Bën sa më shumë dhikër.
Medito në krijimin e qiellit dhe tokës dhe krijesave të tjera.
Mundohu ndonjëherë që të vetmohesh dhe të mundohesh ta përmirsosh veten tënde.
Nga: Dr. Muhammed el Hebdan

Përktheu: Enis Arifi

0