Home ZGJODHËM PËR JU NËNA që e ndërroi mendimin brenda pak min …..!

NËNA që e ndërroi mendimin brenda pak min …..!

NËNA që e ndërroi mendimin brenda pak min …..!
Sonte jam mjek kujdestar në Klinikën Gjinekologjike -në sallën e lindjes .Pak më herët dola nga salla e lindjes ku nje nënë lindi fëmijën e parë, një djalë të shëndetshëm.
Pak min para lindjes, kur dhimbja e lindjes ishte shumë e shprehur, e dëgjova duke thënë:
” Kurrë më nuk kam me ngelë shtatzënë, kurrë më nuk do të bëj fëmijë, i tregoi atij idioti “…..!.
Pasi lindi djalin e mori afër vetes e përqafoi dhe nën vajin e djalit që sapo lindi tha : ” I paska ngja babait të tij, krejt i bukur si ai “.
E pyeta në shaka pak më vonë se kur planifikon fëmijën e dytë, ajo më ktheu përgjigjen duke buzëqeshur :
” Po mendohem një herë “.
Ishte mrekullia e quajtur fëmijë dhe mirësia e qënjes së quajtur NËNË që e bëri të ndërroi mendimin brenda pak min.
Dashuria e mëshira e nënës nuk ka kufi.
Dr.Ismail Lutolli