Home ZGJODHËM PËR JU Ne po e humbasim së koti jetën e parë

Ne po e humbasim së koti jetën e parë

Ç’bëri njeriu kur i Lartësuari All-llah e bëri zotëri të universit, dhe ia nënshtroi të gjitha krijesat e tjera? A mos vallë ai e kuptoi seriozisht jetën e kësaj bote dhe filloi t’a praktikojë menjëherë sipas programit të All-llahut? Jo! Ai e la programin e All-llahut dhe mendoi të sillte ligjet e veta (pozi-tiviste) për veten e vet. Me këto ligje, ai vetëm sa e stërmbushi universin me mjerim. Sot, njerëzimi, në vend të programit të All-llahut, po praktikon ligjet pozitiviste. Sot, njeriu i dashu-ruar me logjikën e tij, gjendet në një pozitë mjaft të mjerë, ngase e ka lënë programin e All-llahut.

Programi i cili të vjen nga i Urti është ai i cili merr parasysh çdo gjë (që të nevojitet, o njeri), ndërsa programet e tjera që të servohen vijnë nga i njëjti lloj, prej të cilit je edhe ti vetë, o njeri! Pra, kemi një dallim shumë të madh midis këtyre dy programeve. Ai që vjen nga qenia e llojit tënd është shumë i kufizuar, i paperceptueshëm dhe ka mangësira të shumta. Edhe vetë jemi dëshmitarë se, sapo fillojmë të mësojmë diçka, shohim se diçka tjetër na ka kaluar (pa e njohur).

Ndërsa ligjet Hyjnore shihet qartë se janë të qëndrueshme, ato nuk ndryshojnë dhe nuk zëvendësohen. Ai i Cili i parashikoi dhe i vendosi këto ligje e di fare mirë se çfarë do të ndodhë me mbarë universin deri në Ditën e Kijametit. Atij nuk mund t’i përballet askush, madje, askush nuk prete-ndon t’i përballet, sepse i Lartmadhëruari është i Ditur dhe dituria e Tij është pafund.

Ligjet e njerëzimit kanë mangësitë e tyre. Jemi dëshmitarë se ato janë përplot zëvendësime dhe ndryshime. Nuk kalojnë pak vite dhe befasohemi me “ligje” të reja të cilat japin shpresën e “shërimit” të problemeve shoqërore, por me kalimin e kohës dalin probleme të reja, të cilat nuk janë parashikuar. Këto probleme të paparashikuara bëhen shkak i ndryshimeve dhe i zëvendësimeve të “ligjeve” me të tjera “më të mira”. Por ajo që të bie në sy është fakti se zëvendësimi i këtyre ligjeve bëhet po nga të njëjtit (nga qeniet njerëzore), të cilët janë si ne, pra, që diçka e dimë, e shumëçka nuk e dimë. Pa dyshim se edhe ky zëvendësim do të duhet të ndryshojë pas një kohe relativisht të shkurtër. Kështu, njerëzimi do të vuajë nga ndryshimet e (njëpasnjëme të) ligjeve, deri atëherë kur të vijë urdhëri nga All-llahu xh.sh.

Mjerimi në univers është rezultat i mosrespektimit (dhe moszbatimit) të detyrës sonë, për të cilën jemi krijuar, pra, nga moskryerja e adhurimit të All-llahut xh.sh. dhe nga mospë-rcjellja e programit të Tij, program të cilin nuk ka mundësi t’a sfidojë asnjë mendje njerëzore e as askush tjetër, sepse ai (program) është reveluar (zbritur) nga Urtësia Hyjnore.

All-llahu xh. sh. na ka prezantuar programin në të cilin është mirëqenia dhe lumturia. Mjerisht, ne parapëlqyem filozofirat e kota, që janë plot mashtrime. Nga kush vijnë këto mashtrime? – Nga njeriu! Si është e mundur që ne të jemi më të mirë dhe më përparimtarë se All-llahu, në univers?! Ne, në këtë mënyrë, po shkatërrojmë çdo gjë. Kemi humbur jetën dhe qëllimin tonë. Kjo që po bën njeriu, do të thoja, është një krim i papërshkrueshëm. Ai po i bën dëm vetvetes dhe, përveç kësaj, po hyn në kompetencat e Krijuesit të Tij.

I jemi shmangur qëllimit për të cilën u krijua ky univers. Sipas kësaj që na servohet nga njerëzimi, jeta jonë është e kotë (e paqëllimtë). Meqë jemi duke e humbur jetën e kësaj bote, me siguri, do t’a humbim edhe jetën e dytë (ahiretin). Jeta e parë do të na shpierë tek ajo e dyta, në ahiret, tek ajo që është e vërtetë dhe e përjetshme. Ah, sikur ne t’a jetonim këtë jetë sipas urdhërave të All-llahut! Ne po e humbasim së koti jetën e parë, sepse jemi duke u marrë me filozofira të kota dhe me ide njerëzore. Jemi duke u marrë me ato të cilat e lejojnë të keqen dhe e ndalojnë të mirën. Kurse, atyre, që ndjekin programin e All-llahut iu thonë të prapambetur dhe të marrë. Vallë, kush është vërtetë i marrë, ne, apo ata që duan t’a humbin amshimin (ahiretin)?