Home ZGJODHËM PËR JU Në jetën tënde ka vend edhe për bukurinë

Në jetën tënde ka vend edhe për bukurinë

Bukuria ka vend në jetën e besimtarit. Animi kah bukuria është instinktive në jetën e njeriut. Këtë çështja e ka aprovuar edhe feja. Mjafton që Allahu, Krijuesi Fuqiplotë, është i bukur dhe e do të bukurën.

Allahu është i bukur në qenien e Tij: Ai është nuri i qiejve dhe tokës; është i bukur edhe në emrat dhe cilësitë e Tij; Ai ka emrat dhe atributet më të bukura dhe më të përsosura: “All-llahu ka emrat më të mirë…” (el-A’rafë, 180)

Allahu është i bukur në të folurit e Tij, të cilët është të folurit më të mirë të mundshëm, më të qartë dhe më elokuentë. Është i bukur edhe në Ligjin e Tij, Sheriatin, ngase ai përmbledh ligjet më të pastra dhe pasojat më pozitive derisa prapa ndalesave të Tij fshihen objektivat dhe qëllimet më mira të ndalesave.

Allahu është i bukur në krijimtarinë dhe shpikjet e Tij: shiko qiejt dhe madhështinë e tyre, shiko tokën dhe çudirat e saj! Pastaj, po deshe të dëfrehesh dhe kënaqesh me madhështinë e Tij, shiko krijesat tjera që të vëresh qartë gjurmët e kësaj bukurie hyjnore.

Po deshe të mësosh për bukurinë, referoju dhe jetës së të Dërguarve të Tij, e cila është përplot bukuri në ditët, etikën, shpirtin, zemrën dhe ndërgjegjen e tyre.

Po kështu, medito edhe bukurinë, për gjërat për të clat citatet fetare të kanë kërkuar t’iu kushtosh kujdes:
Bukuria e rrobave dhe veshjes.

Përkujdesja për parfumosjen dhe vënien e erërave të këndshme. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e donte parfumin dhe njihej prej larg nga era e parfumit.

Përkujdesja për veshjen e bukur për të shkuar në xhami për falje dhe lutje: “ O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje)…” (el-A’rafë, 31) Vërtetë, është për keqardhje për ata që vishen e zbukurohen për manifestime të ndryshme ndërsa e braktisin këtë gjë kur shkojnë në xhami.

Përzgjedhja e fjalëve të bukura gjatë të folurit – biseduarit me të tjerët: “…dhe njerëzve u thuani fjalë të mira…” (el-Bekare, 83)

Përkujdesja për zbukurimin dhe dekorimin e shtëpisë si dhe mirëmbajtjen e saj. Kjo, në radhë të parë, ka të bëjë me gruan.

Përkujdesja për mbajtjen pastër të veturës.

Përkujdesja për pastërtinë e zyrës dhe dekorimin e saj.

Përkujdesu për higjienën personale, duke praktikuar ato që njihen si ‘sunnetet e fitres’ (natyrshmëria e njeriut), si: shkulja e qimeve nga nënsqetulla dhe vendet tjera, shkurtimi i thonjve, etj.

Përkujdesja për mbarëvajtjen e një programi televiziv shkencor, fetar, etj, përgjegjës për të cilin je ti.

Përkujdesja përfaqen islame në internet, pjesë e së cilës je dhe ti. Patjetër se duhet të kontribuosh për ngritjen e cilësisë së saj dhe avancimin e shërbimeve që ofron ajo.

Bukurinë e zemrës, në të cilën të shikon Allahu i Madhëruar.

Bukurinë e moralit dhe etikës, në të cilat shikojnë njerëzit.

Bukurinë e artikullit dhe shkrimit

Bukuria përshkon fusha dhe aspekte të ndryshme të jetës sate, andaj bëhu i bukur!

Autor: Sultan el-Umerijj
Burimi: http://denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=8632
Përktheu dhe përshtati: Sedat Islami