Home ZGJODHËM PËR JU NDOSHTA KURRË NUK DO TË JEMI TË PASUR NË DYNJA, POR DO...

NDOSHTA KURRË NUK DO TË JEMI TË PASUR NË DYNJA, POR DO TË JEMI NË AHIRET

* Ndoshta kurrë …

* Ndoshta kurrë nuk mund të kemi shumë para,

* ndoshta kurrë nuk mund të kemi automobil të mirë,

* ndoshta nuk do të kryejmë fakultet,

* ndoshta kurrë nuk do të martohemi,

* ndoshta nuk do të kemi fëmijë dhe nipër e mbesa,

* ndoshta nuk do të jetojmë gjatë,

* ndoshta kurrë në jetë nuk do të arrijmë atë që dëshirojmë,

* ndoshta kurrë nuk do të jemi me njerëzit që i duam,

* ndoshta kurrë nuk do të kontribuojmë për botën aq sa mundemi me të vërtetë,

* ndoshta kurrë Allahut nuk do t’i robërohemi ashtu si duhet,

* ndoshta kurrë nuk do të jemi ata që duam të jemi.

Por pa “ndoshta” ne do t’i arrijmë disa gjëra në jetë, sepse këtë na e ka premtuar Allahu i Plotfuqishëm dhe i Dërguari i Tij.

* Me siguri Allahu i Plotfuqishëm, i fshin mëkatet nëse falemi dhe agjërojmë: “Pesë namazet ditore, xhumaja deri në xhumanë tjetër, ramazani deri në ramazan – i fshijnë mëkatet, nëse ju shmangemi mëkateve të mëdha.” (Muslimi)

* Me siguri do të kemi sevap për çdo punë tonë të mirë, sepse Allahu i Plotfuqishëm, në suren ez-Zilzal, thotë: “Ai që ka punuar ndonjë të mirë, qoftë ajo e vogël madje sa thërmia, do ta shohë atë.”

* Me siguri do të jemi të mbrojtur nga Zjarri me shehadet të sinqertë, sepse Pejgamberi (savs), ka thënë: “Nuk ka asnjë njeri që sinqerisht, nga zemra, dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi (savs), është i dërguari i Tij, e që Allahu të mos ia ndalojë zjarrin e xhehenemit.” (Buhariu dhe Muslimi)

* Me siguri ne do të kemi sukses nëse nuk jemi dorështrënguar, sepse Allahu i Plotfuqishëm, thotë: “E, ata që ruhen nga lakmia e madhe, me siguri, do të jenë fitues.” (el-Hashr, 9)

* Me siguri nga ndarja e sadakës kemi dobi: “Sadaka i fshin mëkatet, sikur uji së e shuan zjarrin! (Muslimi)

* Me siguri Allahu i Plotfuqishëm është i mëshirshëm dhe do të na falë: “Thuaj: ‘O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe i mëshirshëm.” (ez-Zumer, 53)

* Me siguri ne do të shpërblehemi për çdo shkronjë (harf) të lexuar nga Kurani: “Kush e lexon një harf nga Libri i Allahut, atij i takon një vepër e mirë, e cila vlerësohet deri në 10 herë. Unë nuk them se ‘elif- lam-mim’ është një harf, por elifi është një harf, lami është një harf dhe mimi është një harf.”

Të dashur vëllezër e motra,

Mos e ngarkoni veten shumë me dynjanë, sepse ajo është e përkohshme. Ne jemi vetëm udhëtarë, që nga disa vite i kalojmë në dynja. Ajo është stacioni ynë që na siguron biletën për xhenet. Ne do të mbetemi pa biletë nëse i kushtojmë vëmendje vetëm dunjasë dhe kënaqësive të saj. Le të përpiqemi ta fitojmë kënaqësinë e Allahut të Plotfuqishëm dhe mëshirën e Tij, sepse ajo na çon në xhenet, së bashku me veprat tona të mira.

Ndoshta kurrë nuk do të arrijmë t’i realizojmë shumicën e dëshirave tona të kësaj bote në jetë, por kjo nuk është e domosdoshme dhe është e papërfillshme, nëse realizohet dëshira më e madhe, e cila për çdo besimtar duhet të jetë xheneti.