Home ZGJODHËM PËR JU Muhammed a.s në moshën 12 vjeçare, u habit. Sepse shenjat që ai...

Muhammed a.s në moshën 12 vjeçare, u habit. Sepse shenjat që ai pa vërtetuan se ai do të ishte Profeti i fundit!

Argumentet rreth profecisë së profetit Muhammed alejhi selam, janë të shumta! Ardhja e profetit të fundit, është shënuar edhe në librat e shenjtë. Njerzit të cilët, ishin dijetarë dhe ishin njohur nga afër me këto shkrime e dinin shumë mirë se do të vinte profeti i fundit por nuk e dinin saktësisht se nga cili popuj do të diltë i Dërguari i fundit i All-llahut! Një prej argumenteve të shumta që vërtetojnë profecinë e Profetit Muhammed Alejhi Selam, është dhe njohja e shenjave të tij nga prifti Behira! Kur Profeti Muhammed [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] mbushi dymbëdhjetë vjet, Ebu Talibi (xhaxhai i Profetit alejhi selam) e mori me vete në një udhëtim tregetie për në Sham.

Gjatë këtij udhëtimi ata ndaluan në Basër ( qytet i rëndësishëm tregëtar). Në këtë qytet jetone edhe një prit me emrin Behira ndersa emri i tij i vërtetë ishte Gërges ( Xherxhiz). Ai ishte dijetar i madh i gjithë Shamit! Ky dijetar, pasi pa karvanin e tyre, pa disa shënja të rëndësishme që nuk ishin të zakonshme. Ai e ftoi gjithë karvanin për dreke.

Por nga autoriteti dhe respekti i madh që ai kishte, nuk ishte e lehte që çdo karvan tregëtie të ishin të ftuarit e tij. I ftoi të gjithë brënda, dhe i pari që ishtë me autoritari ishtë Xhaxhai i Profetit alejhi selam. Në fakt, Profetin Alejhi Selam e lanë në karvan sepse ai ishte një fëmijë i vogël. Sapo u futën brenda, si të ftuar nderi tek ky dijetar i madh, ai po i shikonte me vëmendje nga shenjat e fytyrës, por nuk pa ndonje rezatim të profecisë së madhe Islame! Pas kësaj iu drejtua të parit të karvanit dhe i tha:

Ju jeni të gjithë?! A ka ndonje tjetër me ju?!
Thanë: Ne jemi të gjithë!
Sepse ideja ishte që të ftuar duhet të ishin burrat e pjekur dhe njerzit me moshë.

Prifti Behira tha: Jo, ku është ai tjetri?!
Me ne është vetëm një djalë, 12 vjeç! I cili na shoqëron! Muhammedi alejhi selam. Dijetari sapo e dëgjoi fjalën këmbnguli dhe tha:
Atë ma sillni këtu!

Pasi e sollën brenda Profetin Alejhi Selam, ai e pa, e pyeti dhe e vërtetoi që do të ishte Profeti i së ardhmes! Për ta vërtetuar plotësisht ai tha:

Kush është babai i këtij djali?!
Profeti alejhi selam ishte jetim, dhe në atë periudhe kur vdiste babai, Xhaxhai quhej babai! Dhe Xhaxhai i tij, Ebu Talibi i tha:

Unë jam babi i tij!
Dijetari i tha: Nuk ka mundësi që të jesh ti! Këtij fëmijë i ka ndëruar jetë babai.
Po e vërtetë është, por unë jam xhaxhai dhe jam në vend të babait!
Me traditë ti je babai, por në realitet jo sepse është përmendur që Profetit të fundit i ka ndëruar jetë babai.

Ai e mori djaloshin për dore edhe tha: ” Ky do të jetë Pejgamberi i tërë botës. Këtë All-llahu do ta dërgojë si mëshirë për të gjitha botët.” Ebu Talibi tha: “ Si e di ti këtë?” Ai u përgjigj: ” Kur vështronit nga Aka’beja, nuk mbeti asnjë gurë, as bimë e as lis pa bërë sexhde, kurse ata nuk i bëjnë sexhde askujt tjetër përvec Pejgamberit. Unë e njoh nga vula e pejgamberisë, sipas nishanit mbi kërcen e sipërme të shpatullës, në formë të mollës. Unë për të kam degjuar në shpalljet tona.” Më pas e luti Ebu Talibin që të mos shkonte me të në Sham. Frikësohej mos e gjente ndonjë e keqë nga hebrenjtë. Ebu Talibi e ktheu Muhammedin [ Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] në Mekë me dy shërbëtorë.