Home ZGJODHËM PËR JU Mos hidh poshte te gjitha te mirat per shkak te nje gabimi

Mos hidh poshte te gjitha te mirat per shkak te nje gabimi

Tregohet se nje mbret kishte dhjete qen te eger te cilet i perdorte per te torturuar dhe ngrene cilindo sherbetor te tij qe ben gabime. Njeri nga sherbetoret dha nje mendim te gabuar, dhe mbreti nuk i pelqeu aspak. Keshtu ai urdheroi qe sherbetori te hidhej te qente.
Sherbetori tha: “Une ju kam sherbyer per dhjete vjet, dhe ju me beni kete? Ju lutem, me jepni dhjete dite kohe para se te me hidhni te ata qen!” Mbreti pranoi.

Ne ato dhjete dite, sherbetori shkoi te roja qe kujdesej per qent dhe i tha qe do te donte t’i sherbente qenve per dhjete ditet e ardhshme. Roja u habit, por e pranoi dhe sherbetori filloi te ushqente qente, t’i pastroje ata, t’i laje dhe t’i siguroje te gjitha llojet e rehatis per ta.

Kur mbaruan dhjete ditet, mbreti urdheroi qe sherbetori te hidhej te qente per ndeshkimin e tij. Kur ai u hodh brenda, te gjithe u mahnitem kur shikuan qent e eger qe lepinin kembet e sherbetorit!
Mbreti, i bezdisur me ate qe po shikonte, tha:
“Cfare u ka ndodhur qenve te mi?”
Sherbetori u pergjigj, “Une u sherbeva qenve per vetem dhjete dite, dhe ata nuk e harruan sherbimin tim. Ndersa une ju kam sherbyer per dhjete vjet te tere dhe ju i keni harruar te gjitha, ne gabimin tim te pare!”
Mbreti e kuptoi gabimin e tij dhe urdheroi qe sherbetori te lirohej.

Mos e hidh poshte historine qe eshte e mbushur me te mire per shkak te nje gabimi qe nuk te pelqen.

Pergatiti
Gezim KOPANI