Home ZGJODHËM PËR JU LUTJE ME SHUM VLERË

LUTJE ME SHUM VLERË

O Allah, na mëshiro

O Allah, na mëshiro “Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen…“ (Ali Imran: 106).

O Allah, na mëshiro “Ditën kur nuk bën dobias malli, as fëmijet“ (Esh-shuara: 88).

O Allah, na mëshiro “…në ditën e prezantimit të dëshmive. “ (Gafir: 51).

O Allah, na mëshiro “Ditën kur do t’i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t’i hakmerremi. “(Ed-duhan: 16).

O Allah, na mëshiro “Ditën kur Ne xhehenemit i themi: “A je mbushur?“ E ai thotë: “A ka ende?“ (Kaf: 30).

O Allah, na mëshiro kur “ Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt“ (Kaf: 41).

O Allah, na mëshiro “Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave). (Kaf: 42).

O Allah, na mëshiro “Ditën kur me ata hapet toka, e ata nguten (për vendtubim)… (Kaf: 44).

O Allah, na mëshiro “Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë. Dhe Kodrat të shkulen nga vendi, e të ecin“ (Tur: 9-10).

O Allah, na mëshiro “Atë ditë Xhibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi…“ (En-Nebe‘: 38).

O Allah, na mëshiro “Ditën që vrullshëm bëhet dridhja. Që pas saj pason tjetra“(En-Naziat: 6-7).

O Allah, na mëshiro “Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar“ (En-Naziat: 35).

O Allah, na mëshiro kur “Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, Prej nënës dhe prej babait të vet, Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet“ (Abese: 34, 35, 36).

O Allah, na mëshiro “Në ditën kur njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve“ (El-Infitar: 6).

O Allah, na mëshiro “Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat“ (Et-Tarik: 9).

O Allah, na mëshiro “Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre“ (Ez-Zelzele: 6).

O Allah, na mëshiro “…Ditën kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara“ ( El-Karia: 4).

O Allah, na mëshiro “..Kur të ndodh Kijameti (Kataklizma)“ (El-Vakia: 1).

O Allah, na mëshiro “Kur toka tundet me dridhje të forta)“ (El-Vakia: 4).

O Allah, na mëshiro “…Kur arrin shpirti në fyt“ (El-Vakia: 83).

O Allah, na mëshiro kur“Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur“ (Kaf: 19).

O Allah, na mëshiro kur “…i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim) (Kaf: 20).

O Allah, na mëshiro “…sepse Allahu di edhe atë që mbajnë në zemrat“ (Et-Tegabun: 4).

O Allah, na mëshiro atë ditë “…kur të merren sytë (të pamurit), E të zëhet hëna (errësohet), Dhe të bashkohet dielli e hëna“ (El-Kijame: 7,8,9).

O Allah, na mëshiro në atë ditë “…kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit)“ (El-Kijame: 26).

O Allah, na mëshiro “…kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla“ (Et-Tekvir; 8).

O Allah, na mëshiro “…kur xhehenemi të jet ndezur fort“ (Et-Tekvir 12).

O Allah, na mëshiro atë ditë “…kur të trazohen varret“ (El-Infitar; 4).

O Allah, na mëshiro në atë ditë “…kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm Allahut!“ (El-Infitar: 19).

O Allah, na mëshiro “Kur të pëlcet qielli. T’i bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si takoi. Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj. E të nxjerr çka ka brenda, e të çlirohet“ (El-Inshikak: 1,2,3,4).

O Allah, na mëshiro atëherë“…kur të dridhet toka njëpasnjëshëm“ (El-Fexhr: 21)

O Allah, na mëshiro atëherë “…kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!“ (El-Fexhr: 22).

O Allah, na mëshiro atëherë “…kur toka të nxjerrë atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda) (Ez-Zelzeleh: 2).

O Allah, na mëshiro atë ditë kur “…të tubohet (të dal në shesh) ajo që ishte në gjoksa“ (Adijat: 10).
O Allah, na mëshiro në “…në ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt“ (Gafir: 18).