Home ZGJODHËM PËR JU LUTJA E TË SHTYPURIT

LUTJA E TË SHTYPURIT

LUTJA E TË SHTYPURIT

Një ditë një njeri e fusin në burg gabimisht, duke e konsideruar për hajdut. Ky gjatë gjithë natës vetëm qanë dhe i lutet Zotit në sexhde…

Valiu (guvernatori) i atij rrethi atë natë sheh një ëndërr se si po i merrej pushteti. I frikësuar tej mase, ngrihet, bën lutje dhe fle përsëri. Në ëndërr sërish i paraqitet marrja e pushtetit. Prapë zgjohet me frikë, bën lutje dhe bie prapë të flejë. Mbasi edhe për së treti herë e sheh të njëjtën ëndërr, thotë vetë me vete i tmerruar fare: “këtu ka diçka që s‘shkon!”.

Shkon te rojtari i burgut dhe e pyet nëse është sjellë dikush i ri në burg. “Po”, i thotë rojtari. “Dje e kanë sjellë një hajdut.” Ky i thotë: “Ma sill në rezidencën time!”. Pasi e merr në pyetje valiu, e kupton se e kishin pas futur me pa të drejtë në burg. I drejtohet atij duke i thënë: “Kërkoj falje, sepse të paskemi bërë padrejtësi. Unë e di se ti nuk pranon gjë nga thesari i shtetit, por kam një çerek lire nga nëna ime, pra është personale e imja, dëshiroj ta pranosh prej meje. Dhe e treta, përderisa të ndodhesh në këtë vend këtu, sa herë që të biesh ngushtë, eja drejt tek unë dhe do të kryejmë punë”.

Ky i thotë: “E para, ta kam falur dhe mos u mërzit për këtë. E dyta, edhe dhuratën do ta marr, sepse nuk dua të ta thyej zemrën, mirëpo të tretën nuk mund ta pranoj.” Valiu e pyet: “Për çfarë arsye?”. Ky i përgjigjet: “Duke e pasur unë një Zot që për një natë valiut tri herë ia kthen përmbys pushtetin, pse të trokas në dyer të tjera?!”