Home ZGJODHËM PËR JU GËNJESHTRA DHE PËRGËNJESHTRIMI

GËNJESHTRA DHE PËRGËNJESHTRIMI

Gënjeshtra është vepër e shëmtuar e cila i ka pasojat e rënda për thënësin e genjeshtrës dhe në përgjithësi për shoqërinë. Është një gjë të cilën rrallë njeri ka mundësi që t’i largohet plotësisht. Largimi prej gënjeshtrës është cilësi e besimtarit të mirë dhe një përgjithësi është cilësi njerëzore e çmuar dhe e lavdëruar. Gënjeshtra dhe përgënjeshtrimi kur bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me fenë dhe kur përgënjeshtrohet diçka prej fesë, është më rrezik sesa gënjeshtra e thjeshtë që njeriu e gënjen apo e përgenjeshtron ndonjë shok apo ndonjë të afërt. Thotë All-llahu:

“Ata të cilët bënë kufër dhe përgënjshtruan ajetet tona, ata janë banorë të Zjarrit në të cilin do të jenë përgjithmonë”. (el Bekare 39)
“…dhe disa (prej pejgamberëve) i mbytët dhe disa të tjerë i pëgënjeshtruat” (el Bekare 87)
“Ata veçse e përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi. Atyre do t’ju vijnë lajmet se me çka janë tallur”. (el En’aamë 4-5)
“Ata të cilët i përgënjeshtruan ajetet tona dhe takimin e Ahiretit, atyre u janë shkatërruar veprat, a thua se nuk shpërblehen përveç se me atë që e kanë punuar?”. (el A’raafë 147)
“Por ata gënjyen për Çastin (se kur është Kijameti) dhe Ne kemi përgatitur Xhehenemin për ata që e përgenjeshtruan Çastin” (el Furkanë 11)
Këta ishin vetëm disa prej ajeteve që flasin për gënjeshtrën dhe përgënjeshtrimin, ndërsa në vijim do t’i përmendim vetëm disa hadithe në këtë temë:

Transmetohet prej ebi Hurejres se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shenjat e munafikut janë tri: Kur flet, gënjen, kur premton e then premtimin dhe kur i jepet diçka në besim ai tradhëton”. (Buhari, Muslim)

Transmetohet prej ebi Umames se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Unë jam përgjegjës për një shtëpi në rreth të Xhenetit për atë person i cili e len polemikën me dikënd edhe nëse është në të drejtë dhe për një shtëpi në mes të Xhenetit për atë person i cili e len gënjeshtrën dhe për një shtëpi në Xhenetin më të lartë për atë që ka moral të mirë”. (ebu Davud)

Disa thënie të dijetarëve islam rreth gënjeshtrës

Transmetohet se Buhariu ka thënë: “Nuk ka besuar robi me iman të plotë, përderisa nuk e len gënjeshtrën gjatë talljes dhe përderisa nuk e len polemikën edhe nëse është në të vërtetë”.
Thotë ibn Kajjimi: “Ki kujdes prej gënjeshtrës, sepse gënjeshtra ta ndryshon pikëpamjen tënde ndaj diturisë dhe të duket ndyshe prej realitetit, poashtu edhe ta prish mundësinë që ti të transmetosh dhe t’u mësosh atë dituri dikut tjetër”.
Thotë Ibrahim et Tejmi: “Kur fjala e njeriut bie në kundërshtim me veprën e tij, kam frikë se kjo llogaritet gënjeshtër”.
Prej dëmeve të gënjeshtrës:

1) Gënjeshtra është mjet që e shkatërron thënësin e saj dhe në përgjithësi shoqërinë.

2) Gënjeshtra mund të të shpie në Zjarr.

3) Gënjeshtra e afron të largëtin dhe e largon të afërmin.

4) Gënjeshtra e zhduk moralin dhe bukurinë.

5) Gënjeshtra është vjedhës i cili e vjedh trurin ashtusiç vjedhësi e vjedh pasurinë.

6) Gënjeshtari është i nënçmuar.

7) Popujt që i kanë përgënjeshtruar pejgamberët janë shkatërruar.

8) Gënjeshtra trashëgon shkatërrim.

9) Gënjeshtarin do ta nënçmojnë dhe do ta përbuzin njerëzit qoftë edhe nëse kalon një kohë.

10) Gënjeshtari në veten e tij e përbuz dhe e nënçmon veten e vet.

Prej: “نضرة النعيم “

Përgatiti dhe përktheu: Enis Arifi