Home ZGJODHËM PËR JU E keqja e re: cigaret elektronike, fajtor për sëmundjet vdekjeprurëse të mushkërive

E keqja e re: cigaret elektronike, fajtor për sëmundjet vdekjeprurëse të mushkërive

Cigaret elektronike po njihen si e keqja e re që po dëmtojnë mushkëritë, e që kanë pasoja fatale në disa raste.

Sipas një studimi të ri, tymi i cigareve elektrike mund t’i vrasë qelizat që i mbrojnë mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes.

Bazuar në studimin e shkencëtarëve të Adelaide University në Australi, tymi i tri llojeve të cigareve elektronike me shije të mollës mund t’i shkatërrojë qelizat epiteliale të rrugëve të frymëmarrjes.

Këto qeliza i lidhin pjesët e ndryshme të sistemit të frymëmarrjes dhe janë të rëndësishme për t’i mbajtur të pastra mushkëritë.

Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se ky lloj tymi mund të ketë ndikim në sistemin imunitar, veçanërisht në qelizat e bardha të gjakut që i tretin dhe eliminojnë ato të dëmshmet.

Përdorimi i cigareve elektrike është kritikuar shumë nga ekspertët e shëndetit pasi qindra amerikanë u sëmurën dhe nëntë prej tyre vdiqën si pasojë e përdorimit të këtyre cigareve. /tesheshi.com/