Home ZGJODHËM PËR JU Dita më e zgjedhur e javës është dita e xhuma

Dita më e zgjedhur e javës është dita e xhuma

E lus Zotin e gjithësisë ta bëjë ditën e xhuma, ditën më të bukur të jetës tonë dhe ditën më të bukur me të cilën mbyllim jetën tonë.
O Allah pranoji xhumatë tona, hapat tanë, lodhjet dhe sakrificat tona.
Pranoje prej atyre që nuk kanë punë dhe vijnë më herët dhe pranoje prej atyre që me gjithë hallet dhe problemet që kanë, nuk e lenë xhumanë pa e falur. O Zot jepi të gjithë njerëzve nga mirësitë e tua.
Fjala më e mirë që thuhet në këtë ditë, nuk janë muhabetet ”Si je ti e si jam unë”, por është salavati mbi më të mirin e njerëzve, salavati mbi profetin (a.s).
Ata që humbin xhumatë, ta dinë se po humbin thesarin më të madh të kësaj bote dhe të botës tjetër.