Home ZGJODHËM PËR JU Disa nga fjalët e fundit të Steve Jobs

Disa nga fjalët e fundit të Steve Jobs

“Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta mar me vete. Çfarë mund të mar janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.

Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjë në botë? – “Shtrati i vdekjes”…

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjehen sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”. ”

[E huazuar]

《I/e nderuar, pasuria e shumtë pra nuk të sjellë lumturinë, ajo dhe angazhimi i zellshëm për të arritur atë do të humbin, do të zhduken, nuk do të mundesh ti marrësh me veti, sa kohën e harxhove për të grumbulluar atë, llogarite, në fund plotësisht e pavlerë, do t’i mbete tjetërkujt. Në anën tjetër veprat e mira të sinqerta, do ti marrësh me vete në varr dhe ato të vetmat do të bëjnë dobi. Bile do të jenë të ruajtura dhe do të shumfishohen in sha Allah.
Prandaj mendo, medito, me çka po ia vlejka n’realitet me u angazhu dhe me harxhu kohën. Allahu mendjen t’a ka dhënë e kuptoje tash dhe vendosë që mos të vjen momenti e pastaj…

“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.” {Kur’an 23: 99-100}

Mos harro, i mençur nuk është ai i cili mëson nga gabimet e veta por nga gabimet e të tjerëve!

Allahu n’a udhëzoftë të gjithëve!
Allahu jep suksesin!》

Hoxhë Ardian Elezi