Home ZGJODHËM PËR JU DISA METODA PËR ZGJIDHJE TË PROBLEMEVE ADOLESHENTE

DISA METODA PËR ZGJIDHJE TË PROBLEMEVE ADOLESHENTE

Shembulltyra e mirë:
Metoda e shembulltyrës së mirë konsiderohet një nga metodat më të larta pedagogjike efektive ne procesin e edukimit, është kjo metodë e suksesshme e cila i shndërron fjalët në vepra, e shprehjet i shndërron në sjellje e etikë, e përmes saj edukohen shpirtrat me edukim adekuat, ngase shembulltyra e mirë ka një rëndësi të madhe në edukimin dhe zhvillimin e individit.

Shembulltyra e mirë ndahet në dy kategori:

Shembulltyrë në vepra të mira: është ajo shembulltyrë e yrnek i mirë, e pa konkurencë është profeti ynë Muhamed, dhe gjithë profetët tjerë (paqja dh ebekimi i Allahut qofshin mbi ta), më pas shokët e tij, dhe të tjerë që ndjekën atë deri në ditën e Fundit.
Shembulltyrë në të keqe: është ajo shembulltyrë e keqe, protagonistët e së cilës janë të këqijtë e njerëzit e devijuar, prej ithtarëve të bidatit e devijimit.
2. Këshilla e mirë:

Këshilla e mirë është një prej mjeteve që me shpejtësi arrin deri tek zemrat e njerëzve, sepse ato ndikohen nga fjalët që u thuhen, e çfarë mendon kur ato fjalë dallohen me mirësi, butësi, lehtësi e ngrohtësi, ato lëvizin trupat.

Veçori të këshillës së mirë:

Këshilla të jetë e vazhdueshme, e përsëritur dhe e ripërtrirë, sepse njeriu nga natyrshmëria e tij harron.
Këshilla të jetë me metodë të lehtë që i përshtatet moshës së palës tjetër, kulturës e logjikës së tij.
Personi që jep këshillën të jetë i urtë, e me përvojë të mjaftueshme në sferën e edukimit.
3. Ushtrim praktik:

Feja islame thërret në lidhshmëri mes fesë dhe veprës, për këtë ushtrimi praktik konsiderohet një prej metodave edukative shumë të rëndësishme.

Për mësimin i aftësive lëvizëse nënkupton që mësuesi të realizon me vepra këto aftësi, të ushtrohet derisa t’i përsosë, e jo vetëm thjeshtë t’i praktikon ato, ato aftësi janë me rëndësi të madhe në përvetësimin e njohurive teorike, mësimin e sjelljeve të moralit, vlerave, etikës, dhe rregullave për marëdhëniet me shoqërinë.

Diskutimi:
Rëndësia e diskutimit vie në pah pasi që është mjet që ndihmon në zgjidhjen e shumë problemeve, andaj konsiderohet si një prej mjeteve më të mira që të shpi deri në bindjen e tjetrit, ndryshimin e rrugëtimit drejt sjelljes më të mirë, ngase diskutimi i zbut zemrat që ato të pranojnë kritikën dhe të nderojnë mendimet e të tjerëve, e të pakojnë ndjenjat e shtypjes.