Home ZGJODHËM PËR JU Disa dua të Pejgamberit tonë (ﷺ)

Disa dua të Pejgamberit tonë (ﷺ)

Disa dua të Pejgamberit tonë (ﷺ):

– O Allah! Strehohem tek Ti prej burracakërisë, koprracisë, sëmundjes së zemrës dhe dënimit të varrit!

– O Allah! Strehohem tek Ti nga e keqja e veshit, syrit dhe gjuhës sime!

– O Allah! Strehohem tek Ti prej burracakërisë, dobësisë së pleqërisë, fitnes së kësaj bote dhe dënimit të varrit!

– O Allah! Strehohem tek Ti prej dobësisë, përtacisë, koprracisë, rënies materiale dhe shpirtërore, dënimit të varrit dhe fitnes së jetës dhe të vdekjes!

– O Allah! Strehohem tek Ti prej mendimeve të padobishme, hidhërimit dhe dobësisë, përtacisë dhe koprracisë, burracakërisë dhe borxhit dhe prej mundimit të njerëzve!

– O Allah! Strehohem tek Ti prej qëndrimit në vendet ku bëhen gjynahe dhe nga zhytja në borxhe.

– O Allah! Strehohem tek Ti prej urisë, varfërisë, poshtërimit, padrejtësisë sime ndaj të tjerëve dhe padrejtësisë së të tjerëve ndaj meje.

– O Allah! Strehohem tek Ti prej gabimeve, devijimit, padrejtësisë sime ndaj të tjerëve dhe padrejtësisë së të tjerëve ndaj meje, injorancës dhe rënies në dorë të injorantit.

– O Allah! Strehohem tek Ti prej çmendurisë, lebrës, sëmundjes së lëkurës dhe sëmundjeve të këqija!

– O Allah! Strehohem tek Ti prej të keqes së asaj që kam vepruar dhe nuk kam vepruar.

– O Allah! Strehohem tek kënaqësia Jote prej këputjes, rënies mbrapsht, mbytjes, djegies, prej sulmit të shejtanit në momentin e vdekjes, nga vdekja duke qenë larg rrugës Tënde dhe nga vdekja prej pickimit të gjarprit!

– O Allah! Strehohem te Ti prej dënimit të betimit!