Home ZGJODHËM PËR JU Dërgo salavat , Zoti t’i largon brengat dhe vështirësitë

Dërgo salavat , Zoti t’i largon brengat dhe vështirësitë

Salavati shkak i shpëtimit nga vështirësitë –

Nga Sehl ibn Sad transmetohet të ketë thënë: “Erdhi një njeri tek Pejgamberi a.s. duke iu ankuar për problemet e shumta jetësore, varfërinë e madhe dhe vështirësitë e ndryshme, atëherë Muhammedi a.s. i tha: “Kur të hysh në shtëpinë tënde iu jep selam është dikush aty apo jo, pastaj më dërgo salavat mua dhe lexo Kul Huvallahu Ehad”. Ky njeri filloi të vepronte në ketë mënyrë derisa gradualisht filloi t’i përmirësohet gjendja. Zoti ia shtoi pasurinë aq shumë saqë ai u shpërndante të afërmëve dhe fqinjëve të tij (Xhelaul Efham fi fadli essalat ala Muhamed-Ibnul Kajjim El Xhevzij)

Dijetari i mirënjohur ibnul Kajjim el Xhevziu në librin e tij të lartëcituar, kushtuar rëndësisë së salavateve përmend disa nga dobitë e dërgimit të salavateve siç janë: dërgimi i salavateve është praktikim i urdhërit të All-llahut; pajtim me All-llahun dhe melaiket në bashkimin në dërgimin e salavateteve; fitohen dhjetë mirësi; i fshihen dhjetë gjynahe; pranohet lutja për shkak të salavatit; All-llahu ia heq brengën besimtarit; shkak i përfundimit të mirë të gjërave; salavati zëvendëson sadakën; pastrim nga përgojimi; salavati të kujton atë që nuk të bie ndërmend; fshin gjynahet; salavati para vdekjes do ta përgëzon me xhenet; largon varfërinë; salavati të shtyn në rrugën e Xhenetit ndersa ai që e le e shtyn në rrugën e xhehenemit; salavati na largon nga tubimet e këqija ku nuk përmendet All-llahu dhe i Dërguari Muhammedi a.s.; plotëson lutjen që fillon me falënderim ndaj Allahut; ndriçon Urën e Siratit; salavati tërheq njeriun nga vetmia; siguron të përkujtuarit e mirë të njerëzve për atë që thotë shume salavateve; sjell begati dhe bekime; salavati sjell meshirë dhe falje nga Allahu; ndihmon në shtimin e dashurisë ndaj Pejgamberit; Pejgamberi i do ata që i dërgojnë salavate; është shkak i udhëzimit dhe gjallërisë së zemrave; salavatet bëjnë që emri i personit që dërgon salavat t’i paraqitet Pejgamberit a.s. me anën e salavatit; forcohen këmbët në Urën e Siratit; salavati është mënyrë e të dalurit hakut Muhamedit a.s. dhe mirënjohje ndaj tij; është formë e dhikrit të falenderimit të Allahut si dhe është një forme lutje.

Të përmendurit e Muhamedit a.s. duhet përnjëherë tek ne të ngjallë ndjenjën e respektit dhe dashurisë, nuk guxojmë assesi të qëndrojmë indiferent duke mos i dërguar salavat, e posaçërisht pas këtyre udhëzimeve që u dhanë më lartë. Është njeri i qortuar ai që nuk dërgon salavat, ashtu si­ç na mëson vet i Dërguari Muhamedi a.s., ku thotë: “Koprrac i vërtetë është ai që dëgjon emrin tim dhe nuk më dërgon salavat. (Tirmidhi, Ibni Hiban).

Allahume sali a’la we a’la ali Muhammed keme salejte a’la Ibrahime we a’la ali Ibrahim inneke hamidun mexhid,Allahu barik a’la Muhammedin we a’la ali Muhammed keme barekte a’la Ibrahime we a’la ali Ibrahim inneke hamidun mexhid.