Home ZGJODHËM PËR JU BEDRI…

BEDRI…

Bedri

Bedri është betejë që ka ndodhur me 17 Ramazan, të vitit 2 sipas Hixhrit. Edhe pse kjo shënohet ose shkruhet nga historianë të ndryshëm, interpretues të shumtë të lëmenjve të ndryshëm, prapëseprapë duhet theksuar se beteja e Bedrit është betejë që nuk i takon retorikës së luftërave të zakonshme, sepse këtë e dëshmon vetë Kurani me thënien: “Allahu ju ka ndihmuar në Bedër, kur ishit të pafuqishëm – prandaj frikësohuni Allahut që të jeni mirënjohës” (3:123) dhe: “… dhe kur gjuaje nuk gjuaje ti, por gjuante Allahu…” (8:17).

Këto thënie kur’anore mbi betejën e Bedrit janë të ngjashme me mrekullitë e mëparshme që janë paraqitur si dukuri që kanë dëshmuar fuqinë e Allahut dhe dërgueshmërinë e profetëve të ndryshëm, si Isait, Musait, Nuhut e shumë e shumë të tjerëve.

Mirëpo këtu, në këtë betejë kemi diç të re brenda muxhizes, mrekullisë së përgjithshme, sepse thirret edhe “njeriu” që të jetë pjesëmarrës i muxhizes, i kësaj beteje mrekulluese para së cilës çdokush ka heshtur, ka ulur kokën dhe vetëm sexhde ka bërë në mënyrë simbolike që të vërehet vetëm një gjë, respektivisht besimi në Zotin. Bedri është nocion i parë i cili paraqitet brenda domethënieve enciklopedike të kuptimit të fjalës betejë dhe atë vetëm duke treguar se këtu fare nuk ka patur të bëhet thjesht me një betejë, por me besimin në Zotin, nënshtrimin ndaj Tij.

Është fakt se për t’u paraqitur një betejë siç është Bedri në këtë muaj të Kuranit kanë qenë rrethana shumë të rrezikshme për besimtarët në krye me vetë të Dërguarin Muhammed Mustafa alejhis‐selam dhe shokët e tij, të cilët filluan të luftohen me të madhe nga idhujtarët, të pabesët.

Bedri u paraqit për shkak të çmendurisë së mushrikëve (idhujtarëve) dhe urrejtjes patologjike të tyre ndaj tevhidit/Islamit, dhe padrejtësisë ndaj besimtarëve – muslimanëve, si p.sh. spastrimi i muslimanëve nga Mekka, izolimi i tyre nga jeta shoqërore dhe dallimet familjare, e sidomos dominimi i nënshtrimit të përgjithshëm të forcës së idhujtarisë.

Për fat të keq idhujtarët, ateistët akoma janë prezent mbi faqen e dheut siç kanë qenë ata të kohës së Pejgamberit alejhis‐selam.

Përsëritja e Ramazanit e me këtë edhe vetë përsëritja në brendësinë e saj edhe e Bedrit, thërret që çdoherë ta kujtojmë shpëtimin e njeriut besimtar duke ia dhënë sigurinë dhe paqen botës me tërë bukuritë e saja, e vetëm që i ligu, ateisti dhe antiteisti vulgar të mos marrin hov e më në fund të prezantojnë fuqi djallëzore mbi tokë.

Beteja e Bedrit tregon se për suksesin përfundimtar nuk janë të nevojshme vetëm përgatitja fizike, numri dhe mbështetja materiale, por se përveç kësaj, dhe atë si faktor i pandashëm, shkojnë edhe namazi, duâja dhe lutja Atij i cili dhuron ndihmë dhe fitore!

Pejgamberi alejhis‐selam, përkrah vendosmërisë së tij për t’u përleshur me armikun, në vendin Urejsh, një natë para Bedrit, u fal gjatë dhe luti Allahun Fisnik për sukses. Ai e dinte se fitorja vjen vetëm nga Allahu, e se Atij më së shumti mund t’i afrohet me ubudijjet/robërim.

Nuk është e kotë se për çdo vjet paraqitet Ramazani së bashku me Bedrin, njërim për ta pastruar shpirtërisht mbarë njerëzimin, e tjetri për t’u thënë të këqijve: nuk keni të drejtë të mbisundoni mbi njerëzinë.

Dobësia e besimit, mosdëgjimi i urdhrave të nijetit, Kuranit, hadithit për çdoherë ia sjellin sprovat më të mëdha njerëzimit.

Njëherë ndodhi që një pjesë e besimtarëve vetëm pse u vonuan në dëgjueshmëri ndaj urdhrit të Pejgamberit alejhis‐selam në Uhud, të ballafaqohen me disfatë…