Home ZGJODHËM PËR JU Bashkëshorti im, xhenneti im!

Bashkëshorti im, xhenneti im!

Ja disa pika si përkujtim për mënyrën se si duhet të sillet gruaja ndaj burrit. Pavarsisht kohës në të cilën jetojmë, moshës sonë, viteve të martesës, angazhimeve të përditshme, pikat e mëposhtme janë disa këshilla themelore që ndodh t’i harrojmë dhe t’i neglizhojmë:

1.Përdori asetet që të ka dhuruar Allahu i Madhërishëm për të bërë për vete bashkshortin tënd. Fitoja zemrën duke përdorur bukurinë me të cilën Allahu të ka begatuar.

2 .Përshendete atë me një përshendetje të ngrohtë kur kthehet në shtëpi pas pune. Bëj diçka ekstra për të, vishu bukur për të ,përgatit ushqimin e tij të preferuar, pa dyshim kjo do ishte dhurata më e mirë pas një dite të lodhshme në punë.

Ndiq shembullin e femrës së përshkruar në Kuran dhe në hadith, ato janë gjithmonë të kuruara, të veshura me mëndafsh dhe nga lumturia madje këndojnë përpara bashkshortëve të tyre.
Shtoji veshjes tënde kur ndodhesh në shtëpi edhe bizhuteri: vathë, varëse, byrzylyk..
Luaj dhe bëj shaka me bashkshortin tënd. Sekreti meshkujve: ata i dashurojnë femrat që i bëjnë për të qeshur. Profeti Muhamed a.s e ka këshilluar Jabirin të marrë për bashkshorte dikë që ta bëjë për të qeshur.
Falenderoje atë në mënyrë konstante për gjërat që bën, për ato gjërat e vogla dhe të mëdha. Mosmirënjohja është karakteristik e femrave në përgjithësi.
Debatet janë zjarri i një familjeje. Mjafton vetën një “Më fal” per t’i dhënë fund, edhe kur nuk është faji yt. Më shumë zgjatet debati, më shumë ia shton flakën zjarrit. Provoje se sa lehtë dhe ëmbël do përfundoj një zënk veç prej këtyre fjalëve të sinqerta “më fal, më vjen keq”!
Gjithmonë mundohu ta kënaqësh bashkshortin tënd, sidomos kur ai ka të drejtë, ai është çelësi i parajsës tënde. Profeti Muhamed a.s ka thënë: “Femra që e përmbush jetën e saj në një gjëndje në të cilën bashkshorti i saj është i kënaqur me të, Allahu i Madhnishëm do i dhurojë parajsën.”
Dëgjo dhe bindu nëse bashkshorti ka të drejtë. Ai është shtylla e shtëpisë suaj, jepi atij respektin që meriton.
Bëj dua Allahut që ta bej martesën dhe marrdhënien tuaj të suksesshme. Cdo gjë e mirë është prej Allahut ndaj mos i kurseni lutjet për të marrë begatitë e Tij. Lutuni qe të jeni përjetësisht bashkë ne këtë botë dhe në ahiret.