Home ZGJODHËM PËR JU All-llahu xh.sh në Ditën e Kiametit, do të ketë katër vetë si...

All-llahu xh.sh në Ditën e Kiametit, do të ketë katër vetë si argument kundër katër kategorive të njerëzve

All-llahu xh.sh në Ditën e Kiametit, do të ketë katër vetë si argument kundër katër kategorive të njerëzve:

Pasanikëve si argument do t’ua tregojë Sulejmanin a.s., e pastaj kur pasaniku të thotë: “Pasuria ime më ka larguar mua nga përulja ndaj Teje”., All-llahu do t’ia sjellë shembullin e Sulejmanit a.s.: “Nuk ke qenë ti më pasanik se Sulejmani, por pasuria e tij nuk e ka penguar atë të më përkushtohet Mua”.

Robërve si shembull do t’ua sjellë Jusufin a.s. Ndonjë rob do të thotë: “Unë kam qenë rob dhe në pronë të huaj, andaj robëria më ka penguar mua të të përkushtohem Ty. All-llahu do t’i përgjigjet: Jusufi ka qenë rob, por robëria nuk e ka penguar të bëhet rob i Imi”.

Të varfërve do t’ua sjellë shembull Isain a.s. Kur i varfëri të thotë: “Varfëria dhe nevojat e mia më kanë penguar të të përkushtohem Ty”. Allahu do t’i thotë: “A ke pasur ti më shumë nevojë se sa Isai, por Isanë varfëria e tij nuk e pengoi të më përkushtohet Mua”.

Të sëmurëve do t’ua sjell shembull Ejjubin a.s. Kur i sëmuri të thotë: “Sëmurja ima më ka penguar që të përulem dhe të behem rob i Yti”, All-llahu do të thotë: “Sëmundja jote a ka qenë më e rëndë se e Ejjubit, e atë sëmundja nuk e ka penguar të më përkushtohet Mua?”

Askush sdo të ketë arsyetim para All-llahut, Ditën e Kiametit.

Burimi: Vërejtje gafilëve تنبيه الغافلين
Autori: Ebu Lejth es-Samerkandi
Përshtati: Abdulla Fetai