Home ZGJODHËM PËR JU Afatshtyrja e borxhit për të mundëshmin (në shlyerje) dhe lënia (falja) për...

Afatshtyrja e borxhit për të mundëshmin (në shlyerje) dhe lënia (falja) për të pamundëshmit

Nga Ebu Katede el Ensariu – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Kush dëshiron ta shpëtojë Allahu nga brengat e Ditës së Gjykimit le t’ia shtyjë afatin barxhliut në gjendje të vështirë ose t’ia falë atij”. Transmetuar nga Muslimi në “El Mesefet” (1563)

Është edhe hadithi lidhur me personin që i anashkalonte (falte) njerëzit, kështu nga Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – vjen se ka thënë: “Një person u jepte borxh njerëzve dhe i kishte thënë djaloshit (punonjësit) të tij kur të shkosh tek dikush në gjendje të vështirë anashkaloje me shpresë që Allahu të na falë neve, dhe e takoi Allahun e Ai e fali atë”. Transmetuar nga Muslimi në “El Mesefet” (1562)

Nga Hudhejfja – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “E morën engjëjt shpirtin e një personi që pat jetuar kohë përpara jush dhe i thanë: A ke bërë ndonjë gjë të mirë? Tha: jo. I thanë: Mendohu. Tha: U jepja borxh njerëzve dhe urdhëroja djemtë (punonjësit) e mi ta shihnin (afatizonin) borxhliun e mundshëm dhe linin (falnin) të pamundëshmin, tha: Allahu i Lartëmadhëruar tha lëreni (faleni) atë”. Transmetuar nga Muslimi në “El Mesefet” (1560)