Home ZGJODHËM PËR JU A JEMI TË VETËDIJSHËM SE ME KËTË NE E RRISIM NAFAKËN DHE...

A JEMI TË VETËDIJSHËM SE ME KËTË NE E RRISIM NAFAKËN DHE FURNIZIMIN TONË

Janë pesë mënyra për ta rritur furnizimin tonë –
Kur kemi borxhe dhe vështirësi financiare, nga kjo mund të kemi pasoja serioze për jetën tonë dhe kjo mund të ndikojë, në një masë të madhe ose të vogël, në gjithçka që bëjmë. Brengat financiare mund t’i bëjnë të paaftë brezat, por ne, falë Allahut, e kemi zgjidhjen në Kuran dhe Sunet, sesi ta rrisim furnizimin tonë.
Ka pesë gjëra që mund t’i bëjmë, pikërisht tani, për ta rritur furnizimin tonë.
1. Duhet të kujdesemi për lidhjet familjare:
Pejgamberi (savs) ka thënë: – Kush dëshiron që t’i rritet furnizimi i tij dhe të jetojë gjatë, le t’i mbajë lidhjet familjare.” (Buhariu, Muslimi)
2. Duhet të jemi të vetëdijshëm për Allahun:
“… e kush i druhet Allahut, Ai i bënë rrugëdalje atij, – dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret…” (et-Talak, 2-3)
3. Duhet vazhdimisht të bëjmë istigfar:
“Kërkoni falje nga Zoti i juaj, sepse, me të vërtetë, Ai është falës, i madh; – Ai do t’ju dërgojë juve shi të bollshëm, – dhe do t’ju ndihmojë me pasuri dhe me fëmijë, dhe për ju do të krijojë kopshte dhe për ju do të krijojë lumenj.” (Nuh, 10-12)
4. Duhet të bëhemi mirënjohës ndaj Allahut:
“Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe më shumë; e nëse bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë.” (Ibrahim, 7)
5. Le të ndajmë sadaka:
Transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.) se Pejgamberi (savs) ka thënë: – Në çdo ditë të re, kur zgjohen robërit, zbresin dy engjëj e thonë: O Zot, kompensoji atij që jep e shkatërroje atë që nuk jep. (Buhariu, Muslimi)
Prandaj, le të shpenzojmë në rrugën e Allahut, le t’i frikësohemi Allahut, le t’i mbajmë lidhjet familjare dhe gjithmonë le të jemi mirënjohës ndaj Allahut, e pastaj Allahu i Plotfuqishëm do të na i lehtësojë brengat financiare.
/IslamBosna.ba/ Përshtati: Miftar Ajdini