Home ZGJODHËM PËR JU A HIDHROHËT ALLAHU NGA MËKATET QË I BËNË TI?

A HIDHROHËT ALLAHU NGA MËKATET QË I BËNË TI?

POROSIA E PESTË: “…dhe ruaju nga mëkati, sepse mbi mëkatin lëshohet hidhërimi i Allahut…”

Ruaju e mos bjer në mëkat, mos e bë atë, ngase rreziku nga mëkati është i madh; d.m.th. këmbëngulësia e kryeneçësia në të dhe moslargimi prej tij. Megjithatë, njerëzit nuk janë të mbroj¬tur dhe të ruajtur nga mëkati, ndërsa i Dërguari (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Të gjithë bijtë e Ademit janë gabimtarë, e më të mirët prej gabimtarëve janë ata që pendohen.”
Gjithashtu ka thënë:
“Vërtetë Allahu i ka bërë të detyrueshme disa obligime, prandaj mos i humbni ato, i ka caktuar disa kufij, e mos i shkelni ato: i ka ndaluar disa gjëra, e mos i praktikoni ato dhe ka heshtur për disa të tjera si mëshirë ndaj jush e jo nga harresa, pra mos i hulumtoni ato.”
(Hadithi është hasen.)
Pra, mbi mëkatin ndaj Allahut bie hidhërimi i Allahut, dënimi dhe mallkimi i Tij. Thotë Allahu i Lartësuar:
“Ata që e mohuan të vërtetën nga beni Israilët u mallkuan me gjuhën e Davudit dhe të Isaut, birit të Merjemes, kështu, sepse ata kundërshtuan, ishin mëkatarë dhe e tepruan, nuk e ndalonin një-ri-tjetrin nga e keqja që e punonin. Sa e keqe ësh¬të ajo që ata e vepronin.” (El-Maide 5, 78-79)
E pasi mëkati dhe e keqja u përhapën në mesin e ty¬re, u zhduk urdhërimi në të mirën dhe ndalimi nga e keqja, ata i kaploi dënimi i ashpër, hidhërimi dhe mallkimi i Allahut.
Allahu i Lartësuar e ka mbivlerësuar këtë umet me Fja¬lën e Tij:
“Ju jeni populli më i mirë që është nxjerrë për të mirën e njerëzve, urdhroni për punë të mira dhe ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun.” (Ali Imran 3, 110)
I Lartësuari thotë:
“E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur (nga mëkati), Ne do t’ua hap¬nim atyre bereqetet nga qielli dhe toka, mirë¬po ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam ata për atë që e punuan.” (El-A’raf 7, 96)
Pra, imani dhe devotshmëria janë shkak i hapjes së dyer¬ve të begative nga qielli dhe toka, ndërsa mëkati dhe arro¬ganca hapin dyert e çdo të keqeje dhe trazire, fakt që stimulon kujdes të madh nga mëkatet në këtë umet dhe na nxit që të mos hutohemi nga ato begati që i kemi në duart tona, por të jemi falënderues për to dhe të mos mashtrohemi pse Allahu ua ka hapur pabesimtarëve dyert e çdo gjëje, ngase ata kanë vetëm këtë botë, kurse në ahiret i pret dënim i ashpër.5
E nuk ka gjë të cilën Allahu i Lartë e ka bërë haram e të mos jetë shkatërrim për shoqërinë dhe umetin dhe që në ndalesën e saj të mos ketë urtësi të shumta.
Allahu e ka ndaluar zinanë (marrëdhëniet e paligjshme seksuale, kurvërinë) për t’i ruajtur prejardhjet dhe për ta pas¬truar shoqërinë nga amoraliteti, e ka ndaluar akuzimin e grave të ndershme me amoralitet për t’a ruajtur nderin, e ka ndaluar të bërjen me sy dhe ofendimin, ironinë dhe talljen, për ta nderuar burrërinë e njeriut, e kështu që shoqëria të mbesë e pastër, e gjithashtu e ka ndaluar ngrënien e pasu¬ri¬ve të njerëzve pa të drejtë, kamatën, kumarin etj.
Allahu i Lartësuar e ka hapur derën e pendimit tërë¬sisht, ka bërë që avdesi t’i lajë mëkatet, që namazet t’i shlyejnë ato mëkate që bëhen në mes tyre, e po ashtu umren deri në umre, xhumanë deri në xhuma, i ka bërë shlyrëse të mëkateve që bëhen në mes tyre, ashtu siç është transmetuar nga i Dërguari i Allahut (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem).
Allahu i Madhërishëm thotë:
“Nëse largoheni nga ato mëkate të mëdha prej të cilave jeni të ndaluar, Ne do t’ua falim juve të tje¬rat mëkate dhe do t’ju fusim në një vend të ndershëm.” (Nisa 4, 31)
Dhe ka bërë kryerjen e veprave të mira shlyrëse të vep¬rave të këqija. Mëkati është trazirë në tokë, ndër¬sa ilaçi i tij është shpejtimi për të bërë teube dhe kërkimi i vazhdueshëm i faljes. Allahu i Lartësuar thotë:
“Unë u thashë atyre: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtetë fal shumë, Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ua shumon pasurinë dhe fëmijët, ju fur¬ni¬zon me kopshte dhe me lumenj.” (Nuh 71, 10-12)
Ai, i Lartësuari, po ashtu thotë:
“E t’i kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni tek Ai, se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira deri në një afat të caktuar dhe çdo punëmiri i jep mi¬rësinë e merituar.” (Hud 11, 3)

LIBRI Porosi profetike

Abdul Kader El Arnauti