Home ZGJODHËM PËR JU A FLE AI NË KËTË ORË?

A FLE AI NË KËTË ORË?

Një burrë u fiksua mbas një femre bedeuije (njerëz që banojnë në shkretëtirë.) Një natë kjo grua del për të kryer nevojën e saj. Ndërkohë, burri e pason atë. Kur ajo u veçua në shkretëtirë dhe njerëzit ishin në gjumë, ky nisi t’i propozojë për veprën e turpshme.

Ajo i tha: “Shiko a kanë fjetur të gjithë njerëzit?”

Burri u gëzua dhe mendoi se ajo ishte dakord që t’i përgjigjej. U ngrit dhe filloi t’i binte mëhallës përqark, në mënyrë që të sigurohej se njerëzit vërtetë po flinin. Pasi u sigurua, u kthye tek ajo dhe e lajmëroi.

Ajo i tha: “Ç’thua për Allahun? A fle Ai në këtë orë?

Burri tha: “Allahu nuk fle, Atë nuk e kaplon as dremitja dhe as gjumi.”

Gruaja tha: “Ai që nuk ka fjetur dhe nuk fle, na shikon edhe pse njerëzit nuk na shikojnë. Prandaj, Ai meriton më shumë që t’i frikësohemi.” Burri e la atë dhe u pendua.

Mbasi ky njeri ndërroi jetë, e kanë parë në ëndërr dhe e kanë pyetur se ç’veproi Allahu me ty? Tha: “Më ka falur mua nga frika që kisha prej Tij.”

Përshtati: Zejdi Bardhoshi