Home ZGJODHËM PËR JU A e keni ditur se pse në një rekat i bëjmë dy...

A e keni ditur se pse në një rekat i bëjmë dy sexhde?

Është pyetur hazreti Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, pse në një rekat i bëjmë dy sexhde? Dhe pse në tokë?

Prijësi i muslimanëve, Allahu qoftë i kënaqur me të, lexoi këtë ajet: “Nga ajo (Toka) ju kemi krijuar, dhe në të do t’ju kthejmë, edhe prapë nga ajo do t’ju nxjerrim juve herën tjetër”. (Taha, 55)

Posa të bësh sexhden e parë dhe ta ngritësh kokën nga ajo, do të thotë: “Nga ajo (Toka) ju kemi krijuar”, dhe i gjithë trupi ynë në esencë është nga dheu, por edhe e gjithë jeta jonë është nga dheu.

E kur e bënë sexhden e dytë e kujton se ti do të vdesësh dhe do të kthehesh prapë në dhe, e pastaj e ngrit kokën përsëri dhe e kujton se do të ringjallesh përsëri.

Për këto arsye ne bëjë dy sexhde në një rekat, ashtu që ta kujtojmë jetën dhe vdekjen.

O Allah, na bëj nga ata që dëgjojnë fjalët dhe pasojnë më të bukurën prej tyre.